Roma e fashuar, verdhekuqtë tentojnë ish-lojtarin e Milanit

Oct 24, 2019 | 14:00
SHPËRNDAJE

Ynder, Mkhitarian, Diavara, Pelegrini, Kaliniç, Kristante dhe Zapakosta janë shtatë mungesat e rëndësishme të cilave Roma duhet t’i bëjë ballë sot në ndeshjen kundër Gladbahut, por edhe në atë të fundjavës kundër Milanit.

montolivo

Mungesat e shumta e detyrojnë trajnerin Fonseka të grumbullojë lojtarë nga ekipi i të rinjve verdhekuq e në stol për sfidën e së dielës në kampionat mund të ulen plot 6 elementë nga skuadra U-19. Një tjetër alternative për Romën është afrimi i lojtarëve pa kontratë e duke qenë se mungesat më të rënda kanë prekur mesfushën, drejtuesit romanistë po shqyrtojnë punësimin e Rikardo Montolivos. Ish-kapiteni i Milanit thuhet të jetë afrimi i ri për verdhekuqtë për të kompensuar nevojat e skuadrës në kuadër të dëmtimeve të fundit që kanë kapluar organikën e Fonsekës.

fonseka roma

TRAJNERI – Vetë portugezi ka komentuar situatën dhe afrimet e mundshme në merkato duke deklaruar: “Nuk më ka ndodhur kurrë në karrierë që të më dëmtohen kaq shumë futbollistë. Te Shaktjori nuk kam vuajtur kurrë në këtë aspekt, megjithatë kjo nuk është një alibi për ndeshjen me Gladbahun. Sa i përket afrimeve të lojtarëve pa kontratë, do të ketë nëse janë elementë që mund të na rrisin në cilësi”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura