Roli i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, dhe status quo-ja politike

Apr 16, 2021 | 8:05
SHPËRNDAJE

Nga Alajdin Ismani173378640_2812593829056886_6832218795249856166_n

Ndryshimet qe kanë nisur të ndodhin ne Kosovë kanë ngritur entuziasmin edhe tek shqiptarët që ndodhen në Maqedoninë e Veriut.

Duket sikur Kosovës i erdhi dita por nuk dihet a i ka ardhur dita shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Mos siguria për një jetë të qetë i ka kapluar shqiptarët duke i bërë ata që mos të frymojnë lirshëm! Të gjithë partitë kanë zënë qosh në cepat e pushteteve dhe po mbrojnë interesat e oligarkëve që e kanë mbërthyer ekonominë e vendit në të gjitha anët. Shoqëria nuk mund të zhvillohet nëse nuk ka zhvillim të kulturës, artit, arsimit, shkencës dhe inovacionit.

Këto çdo vit dhe më keq po bëhen. E vetmja gjë pozitive që mund të japin zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë është që ne të mësojmë prej tyre. Por nuk pritet që Kosova të zgjidhë problet ndëretnike këtu tek ne dhe të na bëjnë që ne të fitojmë të drejtat tona këtu në Maqedoninë e Veriut.

Vetëm ne mund ta bëjmë vendin tonë. Ndarja e buxhetit në mënyrë jo të barabartë, rastet e montuara politike, keqtrajtimi i të rinjve shqiptarë nga sllavo-maqedonasit, rasti i Kumanovës etj, janë momente pr t’i thirur ne mendjes dhe të bëhemi

Bashkë për t’u bërë ballë atyre që mendojnë se mund të na trajtojnë si pakicë! Këtë se zgjidh as Kosova dhe as Shqipëria nëse ne vetë nuk bashkohemi reth një ideje të përbashkët kombëtare! Ka ardhur koha që ne të mendojmë vërtet për vendin tonë, të mendojmë për një të ardhme më të mirë, për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Organizimi i popullit për të larguar partitë e vjetra është zgjidhja. Duhet nje organizim i mirfilltë politik nga njerëz të aftë dhe të ditur që ta nxjerrë këtë vend nga koma. Paraqitja në skenë e z.Ziadin Sela me partinë e tij Aleanca për Shqiptarët në koalicion me Alternativën e z.Afrim Gashit, siç duket po ua kthen shpresën Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Trimëria dhe guximi politik i z Ziadin Sela i cili në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2016 u tha sllavo-maqedonase “kadal burra se këtu ka trima”, arriti që ta bëjë kryeparlamentarin  për herë të parë shqiptar nga tranzicionini Maqeonisë. Them dhe besoj që gjatë rrugëtimin të tij politik mos ndryshojë dhe të bëjë që shqiptarët të ndjehen të zotë të vetvetes këtu në vend!

Liria e mediave dhe pushteti në Maqedoninë e Veriut cilësohet si regjim hybrid.

Kjo është shqetësuese tej mase dhe alarm për atë që po ndodh në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zaev, për më pak se tre vite ka arritur të instalojë regjimin e tij, në një vend që sapo mendohej se kishte dalë nga një regjim dhjetëvjeçar, të instaluar nga Gruevski dhe Ahmeti.

Këto regjime cilësohen me gjyqësor të kapur, mosfunksionimin e ligjit, korrupsion i lartë dhe liri të cenuara.

Regjim hibrid: zgjedhjet kanë  parregullsi substanciale të cilat shpesh i bëjnë ato jo të lira dhe të pandershme.

Presioni i qeverisë ndaj partive politike dhe kandidatëve opozitarë është i shpeshtë.

Sistemet hibride kanë dobësi më serioze sesa sistemet me demokraci të brishta, si për shembull në kulturën politike, funksionimin e qeverisë, dhe participimin politik. Korrupsioni është i lartë dhe sundimi i ligjit i dobët.

Shoqëria civile është e dobët. Zakonisht ka presion ndaj gazetarëve dhe sulme ndaj tyre, dhe gjyqësori nuk është i pavarur.

Për një gjë të tillë, për vjedhje votash dhe shtrembërim të vullnetit politik, sidomos të shumicës shqiptare, kishte reaguar me kohë edhe opozita shqiptare e përbërë nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Ata i kanë cilësuar zgjedhjet si të vjedhura dhe kontrabandim të vullnetit politik të shqiptarëve nga ana e partisë në pushtet BDI, e cila për 18 vite me radhë është pjesë e pushtetit dhe është konstante e të dy regjimeve,të atij të Grurvskit për dhjetë vite dhe tani edhe me Zaevin bashkë me shumë eksponentë të regjimit të kaluar që kanë instaluar regjimin hibrid.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktori kryesor që do të vendosë për aderimin e Maqedonisë së Veriut dhe BE-së! Urojmë që forcat e reja politike në vend të jenë ndryshimi në të mirën dhe të ardhmen e shqiptarëve! Populli maqedon e ka të patjetrsueshme që të bindet se pa shqiptarët ata nuk mund të funksionojnë si shtet! Për tua qartësuar atyre që nuk munden pa ne, po ua rikujtoj thënien e arkitektit të politikës shqiptare z Arbër Xhaferi ku ju thoshte: “Ju maqedonas ta lejm anash çështjen gjeopolitike, ju vetem me shqiptarët mund të jeni maqdonas, përndryshe do të shpërbëheni”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura