Roli i inteligjencës artificiale në mjekësi, inxhinieri biomjekësor tregon për Panorama TV efektet pozitive dhe negative të saj

May 20, 2023 | 17:36
SHPËRNDAJE

Inxhinier biomjekësor Ermand Mertenika ka treguar rolin e inteligjencës artificiale në mjekësi, por edhe më gjerë.

WhatsApp Image 2023-05-20 at 17.09.06

Përmes një interviste në Panorama TV, Mertenika është shprehur se inteligjenca artificiale në shoqëria, ashtu siç ka shumë efekte pozitive, ka edhe efekte negative.

Ai renditi një sërë efektesh pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale dhe tha se momentalish roli i mjekut real është ende i pazëvendësueshëm.

“Ka shumë faqe mjekësore që Google i filtron dhe t’i jep ty. Ka shumë faqe që janë të rankuara të parat, faqe kredible. Në bazë të numrit të ndjekësve, rankohen edhe të parat. Por që nëse një diagnozë të caktuar e marrim në google dhe diagnostikohemi, ne nuk e dimë çfarë po bëjmë. Medikamentet merren përmes recetës së mjekut. Ka qytetarë që janë të frikësuar dhe vetëdiagnostikohen. Nuk duhet të marrim medikamente përmes mjekut virtual, por duhet të shkojmë te mjeku real.

Në rastin e femrave, në gjëndrat mamare mund të shfaqen masa, por nëse doktor google nuk nxjerr të dhëna të sakta, këto masa mund të jenë problematike. Nëse një masë tumorale e kapim në fazat e para përmes aparaturave mjekësore. Duke parë që edhe teknologjia po zhvillohet, do të thotë që ne po ndërgjegjësohemi. Qytetarët për shkak të frikës së tyre, drejtohen në botën online. Unë mendoj që përsëri nuk është ai ndërgjegjësim që për një problem të vogël të drejtohemi te mjeku real.

Chat GTP është një aplikacion që nëse ne bëjmë një pyetje, ai i filtron dhe të jep mundësinë që ti të gjesh një përgjigje. Por ky aplikacion qeniet njerëzore po i bën më dembelë. Studentëve përshembull ky aplikacion ua jep përgjigjet e gatshme. Inteligjenca natyrale është inteligjenca që ndodhet në trurin tonë. Këto të dhëna ndodhen brenda një truri elektronik. Dallimi mes dy inteligjencave, është se ne kemi logjikën, ndienjën dhe moralin. Arritja më e madhe është të krijosh një robot identik me një njeri. Pra nëse ti i bën një pyetje një roboti, është sikur i bën një pyetje një njeriu.

Inteligjenca artificiale gjen përdorim të madh në mjekësi. Inteligjenca artificiale bëhet pikërisht në vendet e zhvilluara. Siç doli Chat GTP edhe Japonia ka nxjerrë një tjetër aplikacion. Robotët homanoidë janë komercialë. Inteligjenca artificiale me anë të zhvillimit po na thjeshtëzon punën tonë. Por nëse para 20 vitesh kishim më shumë punonjës në një kompani, sot teknologjia artificiale e ka ulur numrin e punonjësve. Periudha e pandemisë kishte të bënte me izolimin. Zgjidhja më e saktë në botën virtuale është telemjekësia. Nëse zvogëlohet oksigjeni në gjak vjen ajo që ne quajmë trashje e gjakut”, u shpreh Mertenika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura