Roli dhe rëndësia e estrogjenit/ Prof. Dr. Kim Drasa shpjegon çfarë ndodh kur çrregullohet niveli hormonal! Këshillat e ushqimet që duhet të përdorni

Mar 23, 2021 | 12:12
SHPËRNDAJE
Kim DrasaProfesori i njohur i Urologjisë dhe Seksologjisë, Dr. Kim Drasa ka shpjeguar në një një shkrim për Panorama.al rëndësinë dhe rolin e hormonit femëror estrogjenit dhe si vepron ai, çfarë roli ka te mashkulli.

NGA PROF.DR KIM. M. DRASA

Prof. KIM, çfarë roli ka Estrogeni?

Kryesorja, të cilën duhet ta dini mirë, është që njeriu (femra/mashkulli) i kanë të dyja hormonet kryesore seksuale: TESTOSTERON & ESTROGEN. Testosteroni është hormon mashkullor dhe estrogjeni është hormoni femëror. Pra, që të dyja hormonet janë njëkohësisht si në trupin e femrës, ashtu edhe në trupin e mashkullit. Konkretisht, te mashkulli predominon hormoni Testosteron dhe te femra predominon hormoni Estrogjen. Për më tepër, po ndryshoi ky raport te mashkulli, atëherë mashkulli ka shenja të jopjekje burrërie dhe në të kundërt te femra shfaqen shenja mashkullore.

Prof. KIM, na i shpjegoni më konkretisht
: Efekti biologjik i ESTROGENIT në fiziologjinë e mashkullit është në fushë të gjerë (extensive) dhe konkretisht ndikon në këto aspekte: 1) Shëndetin e kockave; 2) Sjelljen seksuale; 3) Fertilitetin; 4) Feedback e Gonadrotopines; 5) Rregullimin e nivelit të lipideve; 6) Shëndetin endotelial; 7) Në rregullimin e depozitimit të dhjamit në pjesët e trupit.  Një veprim i mirë i estrogjenit ka kohë që është zbuluar, i cili është rreth rëndësisë së estrogjenit, në burrat me deficiencë të Aromatazes dhe në Syndromin e Rezistencës Estrogjene. Trajtimi i Infertilitetit dhe Hypogonadismit (HG) përmes modulimit të nivelit të Estrogenit përmes përdorimit të Aromataze Inhibitors ose modulatorë Receptore Estrogene Selektive (SERM-s) kanë qenë përdorur për dekada si trajtim off-label për burrat. Ky artikull do përqendrohet në përdorimin e SERM-s

Cili është qëllimi i kësaj review?
Qëllimi i këtij studimi, personal, është për të kompletuar lexuesin më:
 1) Një background me bazë shkencore të mekanizmit të veprimit të Estrogjenit si një ligand (një Ion ose molecule attached me një atom metali nga një koordinim i detyruar) dhe Estrogen Receptors (ER).
2) Një revieë të Sindromit të rezistencës kongjenitale të Estrogjenit dhe ER.
3) Një revieë krahasuese të përdorimit të SERM-s në trajtimin e infertilitetit dhe HG mashkullor.
Mund të na shpjegoni si ndikon testosteroni në prodhimin e Estradiolit & më tepër?
Këtë pyetje po e filloj me shprehjen e madhe: “Në qofte se ju doni me kuptu sot, ju duhet të kërkoni të djeshmen”, Perl Buck (1892-1973).
Te Burrat: Burimi primar i prodhimit të Estrogjenit është prej konvertimit të Testosteronit në Etradiol, katalizuar nga CYP19A1, e cila gjithashtu njihet si AROMATASE. Historikisht, makina e prodhimit të Estrogjenit fillon me CYP 450 superfamilje. CYP450 Enzyme Class është një nga më të vjetrat e evolucionit, duke qenë prezent në organizmat njëqelizore, më tepër se 3.5 bilionë vite më parë. ER i përket një familjeje të receptorëve nuklearë, referuar si një “Superfamiljar receptor nuclear Steroid/Thyroid”, duke e pasur origjinën prej lashtësisë, 400 milionë vite më parë.
Konkretisht:
1) Estrogen Receptors (ER) ekzistojnë në gjithë trupin, në inde të ndryshme dhe në role të ndryshme. Në TRU ka një numër të madh të ER në zonën preoptike dhe zonën anteriore të Hypothalamusit ndodhen një numër i madh i receptorëve Aromatase dhe Estrogen, që së bashku kontribuojnë në rregullimin e libidos. Kjo gjithashtu kontribuon ne rregullimin e mirëqenies pozitive mendore.
2) Në testikujt, qelizat Leydig, Sertoli dhe Germ janë plot, të mbushura me Aromatase dhe Estrogjen. Këtu, Estrogeni shërben për të modeluar prodhimin e Testosteronit dhe cilësinë e prodhimit të Spermës. Estrogeni, për më tepër është jetik në mirëmbajtjen e fertilitetit. Gjithashtu, vaskulariteti i penisit dhe Uroteliumit të penisit janë të mbushura me ER, ku Estradioli modulon funksionin erektil të penisit. Kjo shtrihet më tej drejt sistemit kardiovaskular, me ER brenda tij, të cilat sigurojnë disa efekte mbrojtëse në sistemin kardiovaskular. Këto përfshijnë: a) Efektet antioksidante; b)Rritjen e mbijetesës së qelizës; c) Rritje në vazodilatacion që drejton uljen e presionit të gjakut; d) Ulje të prodhimit të llojeve të oksigjenit reaktive në mitokondrie, duke reduktuar oksidimin; e) Rritje në mbijetesën e mitokondrive duke përmirësuar metabolizmin; dhe f) Më tepër zvogëlon rrezikun e krijimit të pllakave fibrotike dhe arterio-sklerotike.
Estrogeni ka: Benefite në shëndetin e indeve muskulore dhe kockore; në rritje (pubertet). Në fund, Estrogjeni ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit të glukozës, sensitivitetin dhe prodhimin e insulinës; prevenon akumulimin e lipideve dhe inflamacionit dhe në parandalimin e sëmundjeve metabolike dhe të mëlçisë.
Konkretisht, këto efekte pozitive ndodhin kur niveli i Estrogjenit është normal. Pra, nëse ju e keni nivelin e Estrogjenit shumë të ulët ose shumë të lartë, këto efekte pozitive zvogëlohen dhe problemet negative rriten.
A mund të na përshkruani ndonjë rast konkret se çfarë ndodh kur ka çrregullime të nivelit normal të Estrogenit?

Meqenëse kam kënaqësinë që ta kuptojë edhe lexuesi i thjeshtë, në këtë rast, po e paraqes me shembuj konkretë: Pacienti i parë ishte një burrë, 28 vjeç, i cili fillimisht u paraqit për zhvillimin e një Genu-valgum dhe staturë e gjatë (80.3 inches). Ai kishte zhvillim dhe rritje normale pubertale, por ai vazhdoi të zgjatej si trup edhe pasi i mbaroi periudha e pubertetit. Ekzaminimi fizik tregoi se nuk kishte anormalitet tjetër, përveçse gjatësisë ekstreme dhe rritje të pigmentimit, të lëkurës, në çdo axille. Testikuj të zbritur, me madhësi 20-25 ml, secila dhe me madhësi normale të prostatës. Grafitë treguan për një rritje të kockave si një 15-vjeçar dhe kishte evidencime minimale të rritjes së gjëndrës së Hipofizës.

Pacienti paraqiste rrënjë sinjifikante të densitetit mineral kockor (3.1 SDs), e cila është e ulët për burrat, por konsiderohet normale për gratë. Gjithashtu, kishte Karyotipe (46.XY) normale; kishte rritje të nivelit të 17ß-Estradiol (E2; 119pg/ml); Follicle Stimulating Hormone (FSH) =33mlU/mL. Luteinizing Hormone (LH) = 37mlU/mL. Pavarësisht rritjes E2, serum T nivel ishte normal =445 ng/dL. Analiza e Semenit tregoi numri i Spermatozoidëve = 25 milionë/cm3. Pra, rast i rëndë, ekstrem, nga crregullimi I nivelit te Estrogenit (rast i qarte, trondites).

IMPLIKIMI dhe LIDHJA e ESTROGEN RECEPTORS në INFERTILITETIN MASHKULLOR
Studimet gjatë 15 viteve të fundit kanë ekzaminuar lidhjen midis ER polymorphism dhe kualitetit të spermës. Rastet me Azoospermia ose Idiopatik Oligospermia e rëndë, u pa se kishin numër të madh të ERα Gene.
Studimet e tjera treguan për lidhjen midis ER mutation dhe fertilitetit mashkullor.
LIGAND (ER Ligand dhe Affinity)
Estrogeni endogenous në qeniet njerëzore është zbuluar ne 3 forma: Estrone (E1); E2; Estriol (E3). Konkretisht: E1 dhe E3 janë 1/12 dhe 1/80 potence e E2, respektivisht. Gjithashtu, 20% e Estrogenit prodhohet nga Testikujt; 60% e E2 në qarkullim është i derivuar nga sekrecionet testikulare ose nga konvertimi i androgjenëve testikulare dhe balanca (40%) është prej konvertimit të Androgene Adrenal (gjëndra mbiveshkore). E2 është e lidhur me SHBG, por afiniteti detyrues për Testosteronin drejt SHBG është pothuaj 2x të asaj të Estrogenit. Ndërsa T rritet me SERM-s trajtim/free, E2 çlirohet prej SHBG.
Afiniteti i SERM kur përdoret për trajtimin e infertilitetit mashkullor dhe HG nuk është studiuar në respekt të ER.
ÇFARË MUND ta RRISË NIVELIN e ESTROGENIT
Ekspresioni i Aromatases është më i madh në indet adipose (dhjamore). Kjo të jep arsyen e sugjerimit që një shtim i dhjamit, qoftë visceral (organeve) ose subcutan (nënlëkurë), do të rezultojë në shtimin e Estrogenit dhe e kundërta, që humbja e dhjamit trupor mund të rezultojë në përmirësimin e nivelit të serumit të Estrogjenit.
Sëmundjet e mëlçisë janë të njohura se kontribuojnë drejt rritjes së Estrogenit sikundër ka një rritje të nivelit të Aromatasës në mëlçi, gjithashtu. Ndoshta, kjo ndodh për shkak të efektit potent antioksidant të estrogenit; nëse mëlçia është e dëmtuar, atëherë rritja e estrogjenit do të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Kjo mund të shpjegojë pse Cirrhosis e mëlçisë është predominante, një sëmundje e gjetur te burrat dhe te gratë ne post-menopauzë. Në mëlçi, alkooli mund të rrisë gjithashtu koncentrimin e estrogjenit, madje kur jemi duke kontrolluar për marrjen e kalorive. Dieta dhe mungesa e ushtrimeve fizkulturore janë gjithashtu një kontribut i rëndë drejt rritjes së estrogjenit.
Produktet natyrale- Çfarë duhet të dimë? KUJDES:
Tani, mbasi ju shpjegova se si trupi ynë e transformon testosteronin në Oestradiol dhe se si ne mund ta ndalojmë këtë proces fiziologjik, duhet të investigoj çfarë ilaçesh josintetike mund të përdoren në frenimin (Inhibitionin) e Aromatases dhe kështu, duke ulur Oestradiolin ose duke ulur atë me mënyra të tjera. Përdorimi i papërshtatshëm i Inhibitoreve Aromatase mund të shkaktojë: 1) Rritje të ndodhive të rënda kardiovaskulare; 2) Alteracion të profileve të Lipideve; 3) Rënie të densitetit mineral kockor; 4) Rritje të çrregullimeve muskulo-skeletike; 5) Alterime të shëndetit mendor veçanërisht të aftësisë njohëse (konjitive). Kjo është arsyeja që Aromatase inhibitors duhet gjithmonë të përdoret vetëm nën drejtimin e një klinicisti me eksperiencë dhe vetëm kur është absolutisht e nevojshme (e detyrueshme).
DIETA & FIZKULTURA vs OESTROGEN
Variante mikronutrientesh dhe makronutrient të ndryshëm kontribuojnë në përgjithësi mbi nivelet hormonale serum Sex Steroid (përfshin Oestrogenin). Dieta me fibra është një kontribuues që me një rritje të marrjes së fibrave deri në 30g demonstrojnë reduktim sinjifikant të Oestrogen versus atyre që nuk konsumojnë fibra në dietën e tyre.
Në konceptimin afatshkurtër dhe të shpejtë, dhjami duket që mpin (topit) prodhimin e testosteronit nga testikujt, i cili është akoma i rëndësishëm te burrat mbi HCG. Madje, në terma afatgjata, marrja e sasive të larta të dhjamërave zvogëlon mbi gjithçka nivelin e testosteronit dhe në të kundërt rrit nivelin e Oestrogenit dhe ndryshon negativisht metabolizmin e tij.
Përjashtim nga ky rregull bën vetëm ky fakt: Rritja e marrjes së Omega-3 acid dhjamor polyunsaturated (sikundër gjendet në dhjamin e vajin e peshqve dhe në vajin e Lirit dhe farave të tjera) është e shoqëruar me: 1) Rritjen e volumit të Testikujve; 2) Pakësimin e E2; 3) Shtimin e free-Testosterone dhe cilësisë së spermës, bile edhe kur rregullohen për faktorë të tjerë.
Përgjithësisht, ne shikojmë një përgjigje të kurbës se kambanës me më tepër ndryshime epigjenetike, ndryshojnë vetëm prej vajit të peshkut kur ajo arrin pikun rreth 6g/ditë ose 1g EPA/DHA në ditë. Duke pasur parasysh benefitet e panumërta, është e këshillueshme të rrisni marrjen e peshqve yndyrore ose farave me përmbajtje EPA/DHA dhe kështu arrihet qëllimi për të marre 1g në dite (po nuk e arrin 1g/ditë, atëherë përdor suplemente).
Më pak sinjifikante është marrja e proteinave dhe karbohidrateve, mirëpo rritja e marrjes se proteinave tenton drejt përmirësimit të humbjes dhjamore (gjatë kufizimit kalorik) dhe më tepër masë muskulore, përveç kësaj për të kontrolluar më mirë glukozën në gjak. Natyrisht, niveli i serumit Oestrogen bie me uljen e % dhjamore të trupit, pasi ka pasur më pak yndyrë në dispozicion me prodhu enzimën Aromatase. Kufizim afatgjatë i kalorive dhe bërja e fizkulturës së bashku, gjithashtu ojne drejt rritjes së free-Testosterone dhe total serum T, si dhe rritjen e SHBG dhe uljen e E2, e pavarur nga % trupore.
USHQIMET e PASURA me ESTROGEN
Për ta rikujtuar: Estrogjeni është një hormon që promovon zhvillimet seksuale dhe riprodhuese. Ndërsa është prezent në të dyja sekset (gra & burra) të të gjitha moshave, ky gjendet zakonisht në nivelin shumë më të lartë te gratë në moshën e riprodhimit.
Estrogjeni kryen një varg funksionesh në trupin e femrës, duke përfshirë: Rregullimin e ciklit menstrual dhe rritjen dhe zhvillimin e gjoksit.
Mirëpo, gjatë menopauzës bie niveli i Estrogjenit, e cila mund të çojë në simptoma siç janë afshet e nxehta dhe djersitje natën.
Phytoestrogens, gjithashtu njihen si Estrogenik dietikë, janë përbërje natyrore të bimëve, të cilat mund të veprojnë në një mënyrë të njëjtë me ato të Estrogjenit, i cili prodhohet nga trupi i njeriut. Konkretisht, ka 11 burime sinjifikante të Estrogjenit dietik.
Si ndikojnë Phytoestrogens mbi shëndetin?
Phytoestrogens kanë të njëjtën strukturë kimike me Estrogjenin e trupit dhe mund të imitojë të njëjtin veprim hormonal. Pytoestrogens lidhen me Estrogen receptors në qeliza, duke ndikuar potencialisht funksionin e Estrogjenit kudo në trupin e njeriut. Mirëpo, jo të gjithë Phytoestrogens funksionojnë në të njëjtën mënyrë.
Phytoestrogens kanë treguar që kanë së bashku efektet Estrogenike dhe Antiestrogenike. Kjo kupton që ndërsa disa phytoestrogens kanë efekte të njëjta si Estrogeni dhe rrisin nivelin e Estrogenit, në trupin tuaj, në të kundërt të tjerët bllokojnë efektin e estrogenit si dhe ulin nivelet e Estrogenit. Kjo ndodh sepse në veprimin e tyre kompleks: Phytoestrogens janë një nga më të shumtat topika kontroverse në nutricionin dhe shëndetin.
Ndërsa disa kërkues kanë rritur mirëkuptimin që marrja e lartë e phytoestrogens mund të shkaktojë imbalancë hormonale më tepër evidencë i kanë lidhur këto me efekte pozitive mbi shëndetin. Në fakt, studime multiple kanë shoqëruar marrjen e phytoestrogen me: 1) Zbritjen e nivelit të kolesterolit; 2) Përmirësimin e simptomave në menopauzë; 3) Zvogëlim të rrezikut të osteoporozës; 4) Zvogëlimin e rrezikut të disa tipe kanceri, duke përfshirë kancerin e gjoksit.
Përmbledhje: Phytoestrogens mund të kenë ose efekt estrogenic ose antiestrogenik. Pjesa më e madhe e studimeve e lidhin phytoestrogens me një variete benefices për shëndetin.
Paraqitja e 11 Phytoestrogens:
(1)Farat e LIRIT: Kanë fituar pikë për shkak të benefiteve potenciale ndaj shëndetit. Janë shumë të pasura me Lignans dhe përmbajnë 800 x më tepër ligans se ushqimet e tjera bimore.
Përmbledhje: Këto kanë dy efekte të rëndësishme, pozitive në trupin e femrës:1) Ulja e rrezikut e kancerit të gjoksit; 2) Veçanërisht në shëndetin e grave në post-menopauze.
(2) Soybeans dhe Edamame: Soybeans janë përpunuar brenda shumë produkteve me bazë bimore siç janë Tofu (aziatike) dhe Tempeh (indoneziane). Ato mund të shijohen të gjitha si Edamame. Bathe Edammame janë jeshile, soybens të pamaturume. Të dyja janë të lidhura më shumë benefite për shëndetin dhe janë të pasura në proteina dhe me shume vitamina dhe minerale. Janë të pasura me phytoestrogens dhe njihen si Isoflavones.
Përmbledhje: Soy isoflavones dhe Edamame mund të prodhojnë estrogen, si aktivitet në trup, duke imituar efektin e estrogjenit natyral. Ato mund të rrisin ose të zbresin nivelin e estrogjenit në gjak.
(3) Frutat e thata: Janë ushqime të pasura, të shijshme dhe të lehta për t’u shijuar. Gjithashtu, janë burime potenciale të varianteve të phytoestrogens. Kumbullat, Dates dhe Kajsitë e thata janë burimet më të larta me phytoestrogens.
(4) Farat SUSAM: Janë burim potent i phytoestrogens. Ngrënia rregullisht e farave susam ka treguar rritje të Estrogjenit në gratë post-menopauzë.
(5) HUDHRA: përjashto shijen dhe erën dalluese, hudhra ka benefite për shëndetin. Kjo është e pasur me phytoestrogen dhe mund të ndihmojë për të reduktuar humbjen kockore për shkak të deficiencës së estrogjenit.
(6) PJESHKA: Ka varietete ushqimore. Ato janë të pasura me lignans (një tip i phytoestrogen).
(7) MANAFERRAT: Kanë shumë benefite për shëndetin. Janë të mbushura me vitamina, minerale dhe me phytoestrogen. Me special janë Straëberries, Cranberries, Raspberrries.
(8) Krunde GRURI: Është i pasur me phytoestrogen dhe fibër, të cilat mund të pakësojnë nivelin e Estrogjenit.
(9) TOFU: Është bërë prej qumështit të sojës së koaguluar, presuar, brenda blloqeve solide të bardha. E pasur me Isoflavones.
(10) PERIME të kryqëzuara: Janë një grup i madh i bimëve me shije të larmishme, cilësore dhe ushqyese. Caulifloëer, Broccoli, Brussels Lakër e kuqe; Lakër e bardhë janë kryesoret, të pasura me phytoestrogens, përfshi Ligans dhe Coumestrol.
(11) TEMPEH: është një zëvendësues mishi vegjetarian i zakonshëm, bërë nga fermentimi i farave të sojës. Si të gjitha produktet e sojës, tempeh është i pasur me Isoflavones.

A JANE PHYTOESTROGENS të RREZIKSHME?

Benefitet e shëndetit duke konsumuar ushqime të pasura me phytoestrogen janë më të shumta sesa rreziqet potenciale. Pra, këto ushqime duhet të konsumohen të moderuara për të qenë të sigurt.
Konkluzioni: Phytoestrogens janë ushqime me shumë benefite për shëndetin, por mos i konsumoni me shumicë se gjoja nuk ka problem se janë ushqime të mira. Vërtet janë të mira, por si çdo gjë me karar.
KONKLUZIONET
Mbasi të lexoni këtë artikull, ju do merrni mesazhet se çfarë duhet të bëni dhe do ta keni më të qartë pasi t’i përvetësoni mesazhet, të cilat janë:
1)      Hani sa më shumë ushqime të pasura me acide dhjamore mono-pasaturume siç janë Salmon & Ton ose fara Liri.
2)      Zvogëloni marrjen e kalorive, por mirëmbani marrjen e proteinave.
3)      Ushtrime fizkulturore, më tepër dhe shpesh, por sipas moshave.
4)      Sigurohuni që të paktën 25% e kalorive që ju merrni të jenë me origjinë dhjamore.
5)      Ha më tepër fibra dhe perime në përgjithësi dhe veçanërisht perime jeshillëqe dhe të kryqëzuara (veçanërisht brokoli).
6)      Sigurohuni që ju konsumoni perime dhe fruta pa dallim.
7)      Pini ujë me shumicë.
8)      Duke zbatuar 7 mesazhet e mësipërme, ju do përmirësoni metabolizmin e oestradiolit dhe do ulni nivelin e oestradiolit.
9)      Zbatimi i këtyre mesazheve mund të jetë i mjaftueshëm për të mbajtur nën kontroll oestradiolin dhe të zbulojmë ndonjë simptomë të rritjes se oestradiolit.
10)  Ju siguroj që do të jeni më të shëndetshëm duke ndjekur këto mesazhe.
MESAZHI PERSONAL, FINAL, për të dyja SEKSET
1) Burrat mbi 50 vjeç, për të vonuar ardhjen e andropauzës, duhet te mos përdorin ushqime dhe medikamente, të cilat i rrisin nivelin e ESTROGENIT, por të përdorin ushqime dhe medikamente, të cilat rrisin nivelin hormonal të Testosteronit.
2) GRATE, mbi moshën 45 vjeç, për të vonuar ardhjen e menopauzës; gjithashtu edhe për lehtësimin e simptomave agresive, kur t’u fillojë menopauza, duhet të mos përdorin ushqime dhe medikamente që u rrisin nivelin hormonal të testosteronit, por të përdorin ushqime dhe medikamente, të cilat rrisin nivelin hormonal të ESTROGENIT.
Dy konkluzionet e mësipërme që po i publikoj për herë të parë, janë aprovuar në parim nga stafi shkencor, i cili drejton Mjekësinë Seksuale Botërore.
Titulli figurativ i artikullit “CHERCHEZ La FEMME” (sebepi i sherrit është femra) është konsideruar nga Prof. Irwin Goldstein (Editor-in-Chief i revistës SEXUAL MEDICINE REVIEWS; revista Nr. 1 në botë e Seksologjisë) si titull super i gjendur, sepse rritja e hormonit femëror ESTROGEN te burrat shkakton çrregullime serioze të shëndetit të burrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura