Roja i plazhit i shpëton jetën pushuesit që po mbytej në Vlorë: Ndërhyra në kohën e duhur

Jul 18, 2018 | 18:04
SHPËRNDAJE

Një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej. Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u lar, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën.

Personi është pikasur nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë rekord.

roja

“Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora beywatching shkova me vrap te i rrezikuari. Personi po tundte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beywatching, e kapi dhe e tërhoqa. E ngrita aty erdhi dhe shoku, I cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy. Pasi e nxorëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta. Ishte rreth 40 vjeç, kosovar”, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi i plazhit./ Top Channel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura