Rohan: Ndarja e Kosovës hap “Kutinë e Pandorës”

Feb 16, 2018 | 9:30
SHPËRNDAJE

Albert Rohan sqaron se kur kishin pranuar për ta udhëhequr procesin për zgjidhjen e statusit të Kosovës bashkë me presidentin Marti Ahtisaari në vjeshtën e vitit 2005 e dinin shumë mirë se duhet të merreshin me një problem, siç thotë ai, gati të pazgjidhshëm.

2592335-500_1518769333-5250569

Pas gjashtë muajsh negociatash në atë kohë mes palës kosovare dhe asaj serbe në Vjenë të Austrisë, sipas tij ishte evidente se asnjëra palë nuk do ta ndryshonte pozitën e saj fundamentale dhe ishte e pamundur të arrihej një zgjidhje e pranueshme për palët.

“Për këtë arsye ne vendosëm ta propozojmë një zgjidhje, duke marrë parasysh historinë e Kosovës, realitetin në terren, pikëpamjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët në Vjenë”, bën të ditur ambasadori austriak Albert Rohan gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

Dhjetë vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë Albert Rohan është i bindur se Plani i Ahtisaarit ishte një propozim kompromisi i drejtë, përmes të cilit, siç thotë ai, dy palët do të përfitonin: Kosova pavarësinë e saj, ndërsa Serbia sigurinë dhe mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë.

Ambasadori Rohan gjatë kësaj interviste për “Zërin” mes të tjerash ka folur edhe për idenë e ndarjes së Kosovës, për të cilën u raportua së fundi në mediet vendore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura