Robotë seksuale që duken si partneri juaj që nuk jeton më! Ja si do të ndodhë klonimi i tyre

Mar 27, 2021 | 20:50
SHPËRNDAJE

Robotët “e seksit” së shpejti mund të “klonohen” për t’u dukur si partneri juaj që ka ndërruar jetë, falë skanimeve të reja novatore 3D.

robot

Prodhuesi Lux Botics pretendon se prodhon “humanoide ultra-realiste” që kanë kontrollin e të folurit dhe një funksion të njohjes së fytyrës.

Kompania ka krijuar një model kryesor me emrin ‘Stephanie’, e cilaka aftësi të inteligjencës artificiale, raporton “Daily Star”.

Klientët janë në gjendje të modifikojnë ‘Stephanie’ për ta bërë të duket si partnerja e çdokujt.

Lux e bën këtë duke mbledhur disa fotografi të individit, dhe duke përdorur skanime të sofistikuara, shtyp një model 3D në një “rezolucion shumë të mirë”.

robot (1)

Pasi të krijohet një kallëp nga modeli 3D, futet brenda një skelet robotik.

Thonjtë, vetullat dhe buzët pikturohen më pas, duke e shndërruar robotin në një fytyrë më të njohur.

Por shoqëruesit mekanikë nuk janë të lirë. Artistët pritet të përcaktojnë një çmim që varion nga 3,000 deri në 7,000 paund për një skanim ndërsa shtypja vlerësohet të kushtojë rreth 2,000 paund.

robot (2)

Bashkëthemeluesi i Lux Botics, Bjorn, i tha “Daily Star”: “Ne mund të bëjmë robotë që flasin, por nuk kemi bërë robotë që ecin vërtet vetë. Shpresojmë ta zhvillojmë këtë në të ardhmen e afërt. Ne mund të bëjmë që një numër i madh i pjesëve të trupit të mund të lëvizin në një mënyrë realiste.”

Në dhjetor u raportua se robotët e programuar për të gulçuar dhe rënkuar në shtrat po bëheshin nga një kompani britanike.

“LoveDolls”, e cila operon nga një fabrikë e madhe në Kinë, ka azhurnuar gamën e saj të modeleve për t’i bërë ato më realiste se kurrë.

Ai madje thotë se robotët mund t’u përgjigjen pyetjeve dhe “të bëjnë zhurma seksuale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura