Robert Ndrenika mbush 78 vjeç! Luan Rama: Mes atyre që kanë shënuar kulme dhe përmasa që i mbërrijnë vetëm mjeshtrat e mëdhenj

Jan 10, 2020 | 12:09
SHPËRNDAJE

82348710_586699101898532_6948736371682967552_n

Aktori i njohur shqiptar Robert Ndrenika feston 78-vjetorin e lindjes. Zëvendës kryetari i LSI Luan Rama i ka dedikuar një postim në Facebook, duke e quajtur “dimensioni prej mjeshtri i teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe” dhe thekson se aktori i madh “na ka dhënë mundësinë t’a quajmë veten të nderuar që kemi patur fatin të jemi bashkëkohës me të”.

POSTIMI I PLOTE

Në 78-vjetorin e lindjes:

Robert Ndrenika – dimensioni prej mjeshtri i teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe.

Ndër emrat e shquar të teatrit dhe të filmit në gjuhën shqipe, Robert Ndrenika është padyshim mes atyre që kanë shënuar kulme dhe përmasa që i mbërrijnë vetëm mjeshtrat e mëdhej.

Me galerinë e pasur të roleve dhe karaktereve të shumtë që ka interpretuar, me natyrshmërinë dhe elegancën interpretative cilësisht të spikatur prej një gjuhe e plastike që është vetëm e tija, me potencën unike aktoriale dhe aftësinë për të krijuar një model prej mjeshtri dedikuar ma pasion artit të vet, Robert Ndrenika na ka dhënë mundësinë t’a quajmë veten të nderuar që kemi patur fatin të jemi bashkëkohës me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura