Robert Berisha tregon pse vajzat shqiptare dhe ato kosovare përfundojnë me burra më të vjetër në moshë: E kanë vetëm nga mungesa e…

Jul 24, 2021 | 21:30
SHPËRNDAJE

Robert Berisha e ka konsideruar shumë të rëndësishme dashurinë që prindi duhet t’i dhurojë fëmijëve, e sidomos vajzave.

robert berisha

Gjatë një interviste, ai është shprehur se kur vajzat rriten pa dashurinë e babait, sipas tij, përfundojnë duke u lidhur me burra më të vjetër në moshë.

“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100 %”,- tha këngëtari në “Breaking”.

robert berisha renee1

Robert Berisha tregoi se pavarësisht kritikave që mori kur publikoi 2 vite më parë një foto duke puthur vajzën e tij në buzë, vazhdon ta bëjë këtë, pasi në këtë mënyrë i shpreh dashurinë.

“Jam kritikuar shpesh, ka ndodhur para 2 vitesh kur Renee ka qenë më e vogël dhe pse unë vazhdoj ta puth ashtu sepse ashtu e shpreh dashurinë. Aq shumë e dua saqë më vjen ta përpij komplet, ta fus në gojë, jo më ta puth në buzë. Ndoshta është gabim, por mendoj se është më mirë t’ia shprehësh dashurinë fëmijëve. Ka shumë raste që prindërit nuk i ofrojnë dashuri, as nuk i prekin dhe as nuk i afrojnë afër vetes dhe ata fëmijë përfundojnë shumë keq. Nuk kisha reagim nga të afërmit e mi, edhe ata e bëjnë por duke qenë se nuk janë fytyra publike s’bien në sy. Ndërsa ne gjithmonë do kritikohemi”, tha ai.

robert berisha2

Ndërsa u shpreh se kjo nuk duhet të ndodhë me gjinitë e njëjta, që babai të puthë djalin, apo nëna vajzën, pasi do ndikonte në orientimin e tyre seksual kur të rriten.

“Mendoj që gjinia e kundërt, babai të puthë çunin ose mami me gocën ndoshta është pak më keq. Nora nuk e puth Renee në buzë. S’do kishte qenë mirë që kur të rritet vajza t’i pëlqejnë gocat”, përfundoi Robert Berisha.

/Panoramaplus.al

robert berisha renee robert berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura