Robert Berisha sqaron fotot në Turqi me modelen amerikane: Ishim në xhirimin e….

Nov 14, 2019 | 12:15
SHPËRNDAJE

Pas lajmeve për ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi, ai është përfolur për një lidhje të mundshme me një modele amerikane. Në rrjet madje qarkulluan foto të Rober Berishës me modelen në Turqi. Në intervistën e dhënë së fundmi për ‘Glamour Zone’, këngëtari ka sqaruar fotot që qarkullonin duke mohuar kështu çdo gjë që thuhet nëpër portale.

robert-berisha modelja armerikane
Ai sqaron se në Turqi ka qenë për xhirime me Big Mamën, këngëtraren Rina dhe një grup tjetër organizatorësh që do të asistonin për një projekt të Bigut. Fotot dhe lajmi që qarkullon për një lidhje të mundshëm me këtë vajzë, sipas Robertit janë të pavërteta.


“Në Turqi kam qenë me xhirime që i bën Big Mama dhe Rina. Këto xhirime i organizon Big Mama. Ajo vajza ishte për xhirime. Eshte modele që jeton në Amerikë. Po të doja, do kisha ikur diku tjetër dhe jo në Turqi ku ka shqiptarë”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura