Robert Berisha rrëfen talentet e vajzës dhe flet për periudhën e errët të nënës së tij: Pasi mundi kancerin …

Sep 29, 2020 | 12:36
SHPËRNDAJE

Robert Berisha është shumë i dhënë pas vajzës së tij, Renee. Ai shprehet se 5-vjeçarja është një kopje e tij dhe i pëlqejnë shumë artet.

Gjatë një interviste, këngëtari tregoi se e ka dërguar Renee në balet dhe gjimnastikë.

Ndërsa zbuloi edhe shakanë që bën me Nora Istrefin rreth talentit të vajzës për të kërcyer.

“E dërgojmë në balet dhe gjimnastikë. Nora kur ishte shtatzënë ishte në Dance With Me dhe shpesh bëjmë shaka. I them është rrit me vallëzim dhe muzikë gjithë kohën. Besoj do ketë shumë talente. Muzika është punë e lodhshme, s’dua të ketë stresin tonë. Ndoshta nëse ka dëshirë të merret me këngë e art, s’do ia prishja qejfin. Por mjeke do dëshiroja të bëhet. Kaloj shumë kohë me Renee, e dërgoj në kopsht, e marr, është energjike si unë. Flas me të sikur të jetë një vajzë e madhe, më ka ngjarë mua komplet, e hareshme. Do merret me art patjetër,”– u shpreh Robert Berisha i ftuar në “Rudina”.

Këngëtari foli edhe rreth sëmundjes që nëna e tij po kalon.

Ai zbuloi se tetë vite më parë ajo u diagnostikua me kancer dhe pas një operacioni u shërua.

Por tani nëna e këngëtarit vuan nga bipolariteti dhe bën terapi.

“Testin e kam bërë dy herë, se kam kaluar COVID. Para 8 vitesh ka pasur kancer dhe bëri operacion. Është me një sëmundje tjetër, bipolariteti, është shumë e fortë. Tani është me terapi. Fatmirësisht nuk është më me kancer,”- tha Robert Berisha.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura