Rizgjatja e mandatit të sekretarit të NATO-s, Meta: E përshëndes, mbështetje të plotë ndaj sfidave

Dec 13, 2017 | 17:49
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook,  ka përshëndetur rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolenberg.

auto_meta_ilir1512759100

Sipas presidentit Shqipëria mbështet rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ai dhe misioinin e tij përballë sfidave globale.

“Përshëndes rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i uruar suksese zotit Jens Stoltenberg, e siguroj për mbështetjen time të plotë dhe të Shqipërisë, në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve të sotme globale” ka shkruar Meta në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura