Rivarrimi i Isa Boletinit, Rama e do në Vlorë, Nishani premton se do jetë në Mitrovicë

May 26, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit përplasin edhe njëherë Presidentin Bujar Nishani me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Nishani dhe kryeministri Rama

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri tha gjatë një takimi me familjarët e Isa Boletinit se ka marrë mbështetjen dhe premtimin e Presidentit Nishani se do të jetë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të eshtrave të tij.

Gazeta kosovare Zëri bën të ditur se Bahtiri është takuar në fundjavë me kreun e shtetit shqiptar. “ky i fundit ka mbështetur fuqishëm vendosmërinë e kryetarit Bahtiri dhe të familjarëve të heroit Isa Boletini, që eshtrat e tij të rivarrosen në Boletin”, bën të ditur Zëri.

Ndërsa Këshilli Organizativ ka vendosur që Isa Boletini të rivarroset në Boletin më 10 qershor, duke shfuqizuar kështu vendimin për rivarrimin në Vlorë.

Këshilli Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje më 10 qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura