VIDEO/ FSK braktis Isa Boletinit, e rivarrosin familjarët. Në ceremoni pati edhe incidente

Jun 10, 2015 | 15:21
SHPËRNDAJE

Heroi Kombëtar, Isa Boletini u rivarros sot në Boletin vetëm nën kujdesin e familjarëve dhe të ftuarve të tyre, pa pjesëmarrjen e FSK-së.

Cereminia e rivarrosjes së Isa Boletinit

Zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë si dhe përfaqësues të trojeve tjera shqiptare e kanë vlerësuar lartë heroin Isa Boletini, duke e quajtur frymëzues të shqiptarëve ndër vite.

Megjithëse në ceremoninë kryesore morën pjesë shumë prej liderëve më të rëndësishëm politik në Kosovë e Shqipëri, varrimi i Isa Boletini në Boletin u bë vetëm nga familjarët dhe te ftuarit e tyre.

FSK-ja nuk ishte e pranishme që të mbante arkivolin me eshtrat, ashtu sikurse e kërkon protokolli në këto raste.

Gjithashtu, mediat nga Kosova kanë raportuar se në Boletin, ka patur edhe provokime. Kështu, një grup serbësh atje e kanë pritur Isa Boletinin me këngë serbe, teksa ai përcillej për në banesën e fundit.  

 Në ceremoni pati edhe një konflikt mes fotoreporterit të një mediaje dhe policisë së Kosovës. Gjithashtu, në konflikt duket i përfshirë edhe një fotoreporter tjetër. Gjithashtu mësohet se ndonëse fotoreporteri është liruar, është urdhëruar që gjatë ditës të paraqitet në polici. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura