Rivaldo këshillon Nejmarin: Shko në Spanjë, atje mund të bëhesh më i miri në botë

Apr 23, 2018 | 14:35
SHPËRNDAJE

Nejmar ka një objektiv, të jetë futbollisti më i mirë në botë. Sipas Rivaldos, ai nuk do ta arrij këtë objektiv duke qëndruar të PSG, edhe pse braziliani nuk i ka mbushur ende një vit nga transferimi i tij në Francë. “ I kam thënë se mund të bëhet më i miri në botë.

rivaldo

Për këtë duhet të largohet nga Franca dhe të vij në Spanjë, mundësisht te Real Madrid, pasi rikthimin në Barcelonë e shoh të pamundur”, shprehet ish-futbollisti Rivaldo. Braziliani Rivaldo i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit me këtë deklaratë, duke shtuar zërat se Nejmar do të përfundojë te Real Madrid sezonin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura