Rita Ora sjell projektin e ri muzikor. Ja cili është kuptimi domethënës dhe sensibilizues për të gjithë

May 13, 2022 | 8:42
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Rita Ora ndau me ndjekësit e saj disa imazhe nga studioja muzikore ku ka lajmëruar fansat se ditën e stome do të lancojë projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja, 31-vjeçare, punoi për tekstin e këngës me këngëtaren legjendare, fituese të çmimeve, Diane Warren, si pjesë e një nisme të re feministe për të inkurajuar barazinë midis burrave dhe grave.

Duke pozuar në karrigen e saj, Rita dukej e mrekullueshme në foton e parë pasi kishte veshur një bluzë ku shkruhej: “Gratë mund të bëjnë gjithçka”.

 Në një tjetër pozë ajo shkëlqeu teksa pozoi me një Diane të veshura plot stil.

Ndërsa në fund ajo kishte vendosur një video ku shfaqeshin momente ku Rita po kryente regjistrimin e e zërit. Ajo shkroi në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram: ‘FINISH LINE. të premten. @dianewarren #Fifty50’.

Kënga Finish Line do të publikohet nga Hollywood Records më 13 maj përmes të gjitha platformave dixhitale. Një klip ekskluziv i videoklipit do të shfaqet premierë të dielën, më 15 maj, gjatë American Idol të ABC.

Producenti dhe prezantuesi, fitues i çmimeve Emmy, Ryan Seacrest së shpejti do të intervistojë Ora dhe Warren drejtpërdrejt.

Finish Line u regjistrua si kolona zanore për 37 Words, një dokumentar me katër pjesë ESPN, nga producentët e filmave dokumentarë Daën Porter dhe Nicole Newnham, si pjesë e iniciativës ‘Fifty/50’ të kompanisë Walt Disney të udhëhequr nga ESPN.

VIJON…LEXO LAJMIN E PLOTE NE PANORAMA PLUS (KLIKO KETU)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura