Rita Ora, një prezantim në “Oscar”?

Nov 3, 2014 | 13:10
SHPËRNDAJE

Kur vjen fjala për Rita Orën, gjithmonë ka diçka të re. Pas suksesit të madh në Moskë me koncertin e saj, ku në konferencën për shtyp ajo pranoi me krenari se ishte nga Kosova, Rita Ora surprizon për sa i përket jetës së saj artistike.
Filmi “Beyond the Lights”, i cili ka dalë këtë javë në kinema, prezantohet në treg me këngën “Grateful” të Rita Orës, e cila është kolonë zanore e filmit.
Kënga e interpretuar nga këngëtarja shqiptare është pritur mjaft mirë nga publiku dhe kritika. Rita Ora është vlerësuar për potencialin e saj vokal dhe ndërkohë duket se për artisten përshfaqen mundësi të reja, për t’u prezantuar si një këngëtare më serioze e pa dyshim profesioniste. Kompozitorja e kësaj kënge, Diane Warren, është aq e impresionuar me interpretimin e Ritës. Ajo është shprehur për “Billboard”, veç të tjerash, se “kjo mund të jetë kënga përcaktuese e karrierës së Ritës. Shpalos një anë komplet tjetër të saj dhe shpresoj që ta nxjerrim në radio e ta shikoj (Ritën) ta këndojë në ceremoninë e Oscar vitin tjetër”.
Ndërkohë, Rita Ora ka zënë kopertinën e revistës amerikane “Cosmopolitan” për muajin në vijim, diçka që vjen vetëm pak kohë pas publikimit të albumit të dytë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura