“Rita Ora ndalohet të nxjerrë gjinjtë në ekran” (FOTO)

Mar 30, 2015 | 13:47
SHPËRNDAJE

Kengetarja me origjine shqiptare Rita Ora e ka provuar tashme se nuk ka frikë të nxjerrë ne pah trupin e saj me veshje seksi, te cilat i tregojne format. Por duket se jo të gjithë janë dakort me kete zgjedhje dhe jo te gjithe duan qe te shohin gjinjte e Rita Orës. Siç transmeton “The Mirror”, kengetares së muzikes pop i është thënë nga shefat e The Voice për të ndaluar me veshjen e fustaneve apo bluzave te cilat nxjerrin ne ekran format e saj trupore.

Bluza e Rira Ores qe i beri shefat e The Voice te ndalojne ate te vishet duke nxjerre lekuren dhe format ne ekran

Vendimi, siç shkruan britanikja “The Sun”, vjen pasi ajo është fotografuar e veshur me bluze te zeze, por te tejdukshme, në Londër javën e kaluar.

24-vjeçarja edhe më herët u kritikua nga fansat e saj në muajin Janar, kur ajo u shfaq në “The One Show” te BBC-se, më një xhaketë të bardhë ku kishte nxjerre gjysmat e gjinjve.

Rita Ora e ftuar ne programin e BBC-se

Sakaq, pretendimet e “Tje Sun” jane mohuar nga një zëdhënës i Rita Orës, por pritet qe koha ta tregoje nese kengetarja do te ndryshoje stilin e veshjeve ne jurine e The Voice.

Ndërsa Ritës me siguri do i bëhen me dije komentet e shefave te programit, një mik i ngushtë i saj ka këmbëngulur se ajo nuk do të marrë paralajmërimin shumë seriozisht.

Ata thanë: “Ajo nuk do të shkojë si një murgeshë…ky nuk është stili i saj.”.

Rita Ora ne The Voice

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura