Rita Ora kërkon ndihmë fansave shqiptarë “Më mbështetni të kaloj në vend të parë”

Jul 4, 2015 | 11:53
SHPËRNDAJE

Siç duket Rita Ora ka nevojë për fansat e saj besnikë, fansat shqiptarë.

Këngëtarja me famë botërore ka nxjerrë në shitje në iTunes këngën e saj “Poison” dhe u ka kërkuar fansave që ta blejnë sa më shumë në mënyrë që të bëhet kënga më e shitur.

Derisa kërkesat e vazhdueshme në rrjetet sociale kanë qenë në anglisht, bashkëkombësve të saj, 24-vjeçarja iu është drejtuar në shqip.

“Hajdeni shqiptarë! Na mbështetni të kalojmë në vendin e parë. Shkarkojeni këngën! Ju dua”, ka shkruar Rita.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura