Rita Ora ka disa këshilla për një jetë më të lumtur

Oct 11, 2019 | 12:15
SHPËRNDAJE

Shpesh herë jeta dhe mënyra e të menduarit të njerëzve të famshëm, kthehet në motiv për adhuruesit e tyre.

Ndonëse duken se kanë jetë perfektë, edhe vetë njerëzit e njohur vuajnë nga shëndeti mental.

Data 10 tetor, njihet ndërkombëtarisht si dita ndërkombëtare e shëndetit mental. Në të gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme për këtë ditë.

Këtë datë e ka kujtuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Në një foto të publikuar në ‘Instastory’, ajo shkruan: “Urime dita ndërkombëtare e shëndetit mental”.

“Shëndeti juaj mental është më i rëndësishëm se sa testi, intervista, takimi i drekës, takimet, darka familjare dhe vrapi pas ushqimeve. Bëni kujdes për veten tuaj”, shkruhej në një mesazh që Ora ndau me fansat e saj.

Këngëtarja ka rrëfyer në disa intervista të ndryshme se ka pasur momente gjatë karrierës së saj që nuk është ndjerë mirë por pranë i janë gjendur njerëzit e afërt, sidomos mamaja e saj, e cila është psikiatre me profesion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura