Rita Ora flet për herë të parë publikisht për lidhjen me regjisorin 46-vjeçar

Sep 21, 2021 | 9:30
SHPËRNDAJE

Rita Ora ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj me regjisorin 46-vjeçar, Taika Waititi.

rita ora (8)

30-vjeçarja tha se ishte në një “vend të mrekullueshëm” në jetën e saj kur u pyet për romancën, teksa fliste për revistën australiane “Vogue”.

Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë,“- tha ylli i pop-it. Rita shpjegoi gjithashtu se kishte mësuar shumë gjatë romancave të saj të mëparshme të dështuara.

rita ora (3)

Unë thjesht mendoj, me respekt, privatësia është e rëndësishme. Po… Kam mësuar shumë në të 20-at”,- u shpreh ajo.

Rita dhe Taika u fotografuan së bashku në Australi kur ajo ishte pjesë e jurisë së “The Voice”, ndërkohë që Taika ishte regjisori i filmit “Thor”.

rita ora (6)

Rita dhe Taika dolën për herë të parë bashkë në publik në prill kur arritën së bashku në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under” në Shtëpinë e Operës në Sidnei. Ata shmangën fotografët në tapetin e kuq, por u ulën krah për krah, në rreshtin e parë, në sallën e operës.

rita ora (1)

Sipas “The Sun” në atë kohë, dyshja nuk e fshehën para miqve të tyre të famshëm se janë bashkë.

Rita u nda nga regjisori francez Romain Gavras në fillim të këtij viti. Thuhet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, në 2018-ën pas shtatë vitesh martesë. Ata kanë dy vajza, Te Hinekāhu, tetë vjeç dhe Matewa Kiritapu, pesë vjeç.

rita ora (5) rita ora (4) rita ora (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura