Rita Ora ‘çmend’ serbët pas spektaklit në Kosovë: Për ne nuk ekziston më!

Feb 18, 2018 | 10:32
SHPËRNDAJE

Rita Ora arriti në Prishtinë ditën e djeshme, ku ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin kosovar. E gjithë kjo në vigjiljen e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, të cilën ende nuk po munden ta kapërdijnë serbët.

rita ora insta kosova

Publikimet e fotografive të Rita Orës në llogarinë personale në Instagram, ku në fokus është Kosova, kanë bërë që të irritohen fqinjët tanë verior.

Sipas portalit serb, Blic mijëra serbë janë “çmendur” me një prej imazheve të këngëtares sonë, e cila kishte veshur një tutë me mbishkrimin Kosova, të cilën po e konsiderojnë si krahinë jugore të Serbisë.

“Para stuhisë, ne jemi më afër shfaqjes sime. Këto xhaketa janë bërë për një rast të veçantë dhe të gjitha të ardhurat nga shitjet shkojnë për qëllime bamirësie”, shkroi Rita Ora.

capture_1518944904-525887

Qëndrimi i saj i ka mërzitur shumë serbë, të cilët nuk i kanë kursyer fjalët, duke i dërguar komente të tilla, si “Kosova ishte Serbi”, “duhet të edukohesh më shumë”, ndërsa nuk kanë lënë anash me fyerjet e tyre edhe sharjet në drejtim të fansave të këngëtares, raporton Ekspress.

Pas përfundimit të koncertit ka udhëtuar drejt kryeqytetit britanik të Londrës, ku gjatë ditës së mërkure do të shfaqet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura