Rita Ora bën gjestin fisnik, ndihmon njerëzit e pastrehë nga tërmeti

Nov 29, 2019 | 12:09
SHPËRNDAJE

Dy festat e nëntorit kaluan në ditë tmerri për shqiptarët për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, por edhe për pas-tërmetet që vijojnë ende.

Shumë personazhe të njohur të ekranit janë mobilizuar me të gjitha mënyrat për të ndihmuar në një farë mënyre ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi duke humbur të dashurit e tyre dhe shtëpitë.

Mes tyre ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka vendosur të sponsorizojë për rindërtimin e disa shtëpive që u shkatërruan.

View this post on Instagram

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania and myself directly help these families as much as I can! Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita ??

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on 

<script>

Këngëtarja ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga Tirana ku uron ditën e flamurit dhe gjithashtu iu bën thirrje të gjithëve atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë këto familje që u dëmtuan.

“Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala, dhe të njëjtën gjë si për to, do e bëjmë për çdo familje që ka nevojë për ndihmë”, ka shkruar mes të tjerash Rita në një postim të bërë në ‘Instagram’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura