Rita Ndoci kritikon Elhaidën: Stonove në skenë, por mund të bëhesh artiste e madhe

May 26, 2015 | 10:15
SHPËRNDAJE

Artistja Rta Ndoci kritikon performancën e këngëtares Elhaida Dani në natën e parë në Eurovision.

Statusi ne Facebook i Rita Ndocit

Në një postim në faqen e saj në faceboook ajo shkruan se Elhaida stonoi në gjysmë finale, por mund të ketë një karrierë të madhe në të ardhmen.

Statusi i Ndocit

Nadja e mire tanve…mirmengjez kudo qe ndodheni..Duke patur akoma ne krye Eurosong…festivalin evropiano-australian— deshta me shkrue edhe dicka: Elhaida kishte bere nje interviste tek gazeta DITA sot ku titulli ishte: Kush tha qe kam stonuar????????!!!!!????? Une po jap nje pergjigje si profesioniste: te Marten ti ke stonuar dhe nuk ke qene ne formen tende artistike. Kjo nuk eshte per te te gozhduar ty apsolutisht jo, perkundrazi per te te qene prane edhe ne nje sfide te deshtuar…nuk eshte faj, nuk eshte se ti nuk ke talent. Artisti i talentuar duhet te sfidoje emocionin e tepert….Por skena e Europianit eshte skene gjigande. Te Marten emocioni te mposhti, kjo mund ti ndodh gjithkujt..edhe artisteve qe kane eksperience dhjetera vjecare e kjo nuk eshte fundi i karrieres..Kenga qe ke paraqitur eshte nje britme e veshtire aq e veshtire sa edhe ti nuk e kendoje dot!! Vertet te jepte pershtypjen se eshte e veshtire dhe fatale per te jetuar kete jete…Spikeri gjerman tha te Shtunen ne mbremje ne prezantimin tend: Shqiperia ka sjell ne Europian nje kengetare qe asnje dite sa here qe ka bere prova nuk e ka kapur tamam nje note te kesaj kenge…nuk po i shkruaj te tera…po kursehem..ne do ta degjosh kerkoje ne Youtube dhe e degjon e ndoshta ta perkthejne. E kur kengen nuk mund ta realizoje vete kengetari pyetja eshte sa kohe mund te jetoje kjo kenge ne veshin e spektatorit???!!!!! Paraqitja e te Shtunes ishte dinjitoze. Diten e Shtune ti Elhaida nuk ke stonuar. Festivali ka mbaruar…e ti e ke karrieren perpara. Zoti ti ka dhene te gjitha per tu bere nje artiste me karrere te madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura