Ristani: Tahiri, gafë me anëtarësimin e vendit në Europol, të japë dorëheqjen

Feb 27, 2015 | 12:10
SHPËRNDAJE

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi i ka kujtuar atij gafën e bërë gjatë intervistës mbrëmë në “Opinion”, kur tha se ka anëtarësuar vendin me të drejta të plotë në Europol.

Ristani, sot gjate deklarates per media

Ndërkohë që sipas PD, dihet botërisht se në Europol, me të drejta të plotë anëtarësohen vetëm vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian. 

Në një deklaratë për media nga selia e PD-së, deputeti Arban Ristani numëroi ato që sipas tij ishin  gënjeshtrat e radhës të ministrit Tahiri, të thëna publikisht nga studioja televizive.

“Ai gënjeu kur tha se vendi është më i sigurtë, kur dihet se siguri sot kanë vetëm kriminelët, gënjeu kur tha se nuk ka lidhje me Shullazin, gënjeu për operacionin e Xibrakës dhe lidhjet e kokainës me qeveritarët, nuk iu përgjigj pyetjes për numëruesit e votave të PS që drejtojnë policinë dhe mbi të gjitha gënjeu kur tha se ka anëtarësuar vendin ne Europol me të drejta të plota, kur dihet se anëtarë janë vetëm vendet e BE”- tha Ristani.  

Sipas Ristanit,  mes fantazisë e mashtrimit përgjatë 3 orëve intervistë, kjo ishte e pavërteta më lapidare e Tahirit, anëtarësimi i Shqipërisë në Europol, prej atij vetë.

“Tahiri përsëriti shpesh një shprehje; se ai mban përgjegjësi për atë që thotë, por mashtroi publikisht me deklarata të rreme. Kjo shkallë mashtrimi tregon se për Tahirin dhe qeverinë kjo është kthyer në normë, dhe ata janë tashmë tërësisht të pabesueshëm. Nëse i ka mbetur pak dinjitet, le ta nisë, duke mbajtur përgjegjësi për gënjeshtrën e Europolit. Të mbash përgjegjësi, do të thotë të japësh dorëheqjen. Partia Demokratike i kërkon ministrit ta mbajë dhe ta ushtrojë këtë përgjegjësi”- tha ai.

Deklarata e Tahirit per anetaresimin ne Europol 
Duke folur per operacionet e  bera nga Policia e Shtetit,ndaluar edhe ne operacionin e Xibrakes, e per te treguar se partneret i besojne policise, aq sa bejne edhe operacione te perbashketa, pasi sot nuk tradhetohen, Tahiri theksoi : “Sot partnerët ndërkombëtarë i besojnë më shumë Policisë së Shtetit se më parë. Është për këtë arsye që Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Europol dhe është i vetmi vend në Ballkan që ka këtë status në Europol. Kjo është arsyeja pse numri i informacioneve i shkëmbyer me partnerët tanë europianë është rritur disa herë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura