“Risku është zero”- Rama ftesë qytetarëve: Investoni në obligacione dhe bono thesari në Bankën e Shqipërisë

Nov 15, 2022 | 10:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët shqiptarë këtë hënë, që të konsiderojnë investimet në bonot e thesarit dhe obligacionet në Bankën e Shqipërisë.

Rama - PPP-Lekaj-Fier1

Gjatë një konference për media nga kryeministria, Rama tha se rritja e normave të interesit te bankat e niveli të dytë bën që një mundësi e mirë të jetë investimi në Bankën e Shqipërisë përmes bonove të thesarit dhe obligacioneve. Ai shtoi se risku në këtë investim është zero dhe ka shumë avantazhe.

“Sot është një arsye pak e veçantë sepse është një moment që e kemi të nevojshme të informojmë publikun lidhur me momentin e mirë për të investuar në titujt qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe për këto arsye, pavarësisht shkaqeve që dihen, rritja e normave të interesit është një avantazh për ata që investojnë në bonot e thesarit dhe obligacionet që janë me risk zero.

Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që t’ua lehtësojë individëve aksesin. Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të drejtpërdrejtë me bankën qendrore por dhe një shenjë kuptimplotë që u jepet atyre që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit dhe në obligacione.

Ministrja mund të bëjë një paraqitje më të detajuar lidhur me këtë operacion të Bankës së Shqipërisë dhe mundësisë të krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe çdo subjekt që dëshiron të përfshihet në investime me bonot e thesarit, duke paguar një komision më të vogël se çfarë ofrojnë bankat e nivelit të dytë.

Është një moment kompleks i ekonomisë, ekonomia jonë nuk bën përjashtim pasi jemi pjesë e të njëjtës hapësirë që është nën presionin e luftës dhe një agresioni që materializohet përmes çmimit të energjisë, fatura e familjarëve dhe biznesit të vogël nuk është rritur asnjë qindarkë, por dhe përmes inflacionit të luftë që është e pamundur të eliminohet siç kemi bërë me çmimin e energjisë që e kemi mbajtur në një lloj kontrolli më të madh”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura