Risia në Gjykatën e Durrësit, mundëson dhe shërbimin e video konferencës

Sep 13, 2018 | 19:20
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se  nga shtatori do të ofrojë dhe shërbimin e video konferencës në sallën e gjyqit.

Sipas njoftimit Gjykata e Durrësit bëhet e para ndër gjykatat e rretheve që e ka këtë shërbim.

41521006_2360953940586846_662489978034454528_n

Njoftimi i plotë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës informon se në muajin Shtator të këtij viti është pajisur me sistemin e video konferencës  në sallën e gjyqit, duke u bërë gjykata e parë ndër gjykatat e rretheve në Republikën e Shqipërisë?? që ofron këtë shërbim.

Ky sistem mundëson lidhjen audio-vizive me personat dhe/ose autoritetet vendase apo të huaja, pavarësisht vendodhjes së tyre gjeografike

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës është koherente ndaj zhvillimeve graduale të sistemeve më të sofistikuara dhe teknologjive të fundit

#Gjykataerrethitgjyqësordurrës #sistemivideokonferencës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura