Rishikimi i kufijve, Haradinaj nga Vlora: Janë vendosur me luftë, nuk duhet…

Aug 8, 2018 | 12:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj ndodhet sot ne qytetin e Vlorës dhe ka zhvilluar nje vizite ne bashkine e qytetit ku eshte pritur nga kryebashkiaku Dritan Leli.

haradinaj vlore

Teksa ka komentuar edhe çështjen e rishikimit të kufijve, pas deklaratave të Presidentit Hashim Thaci qe kane shkaktuar “stuhi” reagimesh, Haradinaj tha:

“Kufijtë janë të vendosura me luftë. I qëndroj deklaratës sime, kufijtë nuk duhet të preken”.

Pyetje: A jeni pro deklaratave të Thaçit?

Haradinaj: Ajo që jam pro është që në 1 Janar të heqim doganën mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pyetje: Çfarë hapash keni më tej?

Haradinaj: Do heqim doganën, me qëllim po e devijoj pyetjen tuaj, ajo është një retorikë politike. Beogradi bën retorikë, Prishtina bën një kundërpërgjigje, ju e dini që kufijtë nuk lëvizen me fjalë.

Pyetje: A e konsideroni referendumin një opsion?

Haradinaj: Kufijtë janë vendosur.

Komenti ne FB i Haradinajt:

I nderuar me pritjen që më bëri Vlora!

Si Kosovë jemi zotuar që lidhjet dhe dashuria e ndërsjellë e shqiptarëve të forcohet çdo herë e më shumë.

Kryetarin e Bashkësisë së Vlorës, z Dritan Leli e përgëzova për punën që ka bërë në zhvillimin e kësaj ane dhe avancimin e shërbimeve të turizmit.

Kosovarët dhe diaspora nuk kanë adresë më të mirë se bregdeti shqiptarë.

Dhe të gjithë ne, nuk kemi shtyllë më të fortë se identiteti jonë!

38845798_875253089265773_3971897734281035776_n 38764116_875252959265786_5428011971133833216_n 38825258_875252989265783_5907132224590839808_n 38669421_875222519268830_8463984255138004992_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura