Rishikimi i kufijve, Daçiç e quan triumf: Na ofrohet një mundësi historike, pavarësia e Kosovës…

Aug 28, 2018 | 12:19
SHPËRNDAJE

Ne optiken e ministrit të Jashtëm te Serbise, Ivica Daçiç, propozimi për rishikimin e kufijve me Kosovën, nje ceshtje qe ka ndezur nje debat te gjere ne opinionin publik, e rikthen nga fillimi diskutimin për pavarësinë e Kosovës.

Keshtu raportojne mediat serbe te kete thene për televizionin shtetëror në Beograd, Daçiç. E kete situate, ministri e quan triumf të Serbisë.

dacic-3

“Ky është me të vërtetë një ndryshim dhe sukses historik dhe tani jemi sërish në fillim. Është një nga dëshmitë e prekshme se ne ishim në gjendje për të ndryshuar praktikisht pozicionin e betonizuar të vendeve Perëndimore për Kosovën. Kjo temë është diskutuar edhe më parë, por konsiderohej një çështje e mbyllur”.

Por Daçiç tashmë e ka të qartë se rishikimi i kufijve eshte mundësi që Serbia të mos dalë krejtësisht e humbur.

“Na ofrohet një mundësi historike për të marrë diçka për kombin dhe popullin tonë në veri të Kosovës. Nuk mund ta refuzojmë mundësinë, por më lejoni të them që ky është fillimi. Askush nuk na ofron mundësinë që Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë”.

Ashtu si Presidenti Vuçiç, edhe kryediplomati serb Daçiç shpreh shqetësimin se zgjidhja që propozohet për çështjen e Kosovës mund të mos ketë mbështetjen e shumicës së serbëve në një referendum të mundshëm për këtë çështje. Presidenti Vuçiç ka deklaruar se në 9 Shtator do të vizitojë serbët e veriut të Kosovës, të cilëve do t’u parashtrojë edhe planin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura