Rishfaqet Saimir Tahiri, poston videon nga festa e madhe për ditëlindjen e të birit

Feb 22, 2018 | 8:17
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme djali i Saimir Tahiri ka festuar ditëlindjen në një festë të madhe mes miqsh dhe moshatarësh të vogëlushit.

Në një postim të bërë pak minuta më parë në Facebook, ish-ministri i brendshëm ka uruar të birin.

“Edhe 100 Drin”, shkruan ai.

Ditëlindja e Drinit vjen pas disa momenteve të vështira në jetën e deputetit socialist.

Kujtojmë që ish-ministri i Brendshëm Tahiri është në hetim si i dyshuar në përfshirjen e dosjes “Habilaj” për trafikim të lëndëve narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura