“RIP Era Istrefi”- Këngëtarja zbulon arsyen pse u zhduk: E rëndësishme është të jemi gjallë

Mar 18, 2020 | 17:01
SHPËRNDAJE

Era Istrefi shqetësoi fansat e saj pasi për disa muaj u zhduk nga mediat sociale.

Ndjekësit e këngëtares filluan të pyesnin se  çfarë po ndodhte me këngëtaren ndërsa nuk munguan as komentet “RIP Era Istrefi” për ti kërkuar asaj të reagonte.

Për herë të parë, ajo vendosi të sqaronte se çfarë ndodhi me të gjatë periudhës së zhdukjes dhe pse nuk ka publikuar këngë të re.

Era u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se ka pasur disa probleme ligjore ndërsa u shpreh se ka punuar me projekte të reja që kanë mbetur pezull për shkak të koronavirusit.

Duke u uruar fansave shëndet në këto kohë të vështira, këngëtarja tha se e rëndësishme tani është që të jemi gjallë e të marrim frymë.

“Ju uroj shëndet sepse situata është serioze. Arsyeja pse nuk ka këngë janë disa çështje juridike që janë të mërzitshme për t’ju shpjeguar. Këtë kohë desha ta kompensoja me punë por për shkak të virusit po vohohen. Kjo është situata ime dhe e njerëzve nëpër botë. E rëndësishme është me qenë gjallë, me marr frymë. Ju falenderoj për mbështetjen,”- u shpreh Era.

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura