Riorganizimi i PS-së, PD: Rama pranoi de jure Koçon si padron të Jugut

Aug 30, 2015 | 13:15
SHPËRNDAJE

PD-ja ka reaguar një ditë pas mbledhjes së PS-së në Vlorë, ku u vendos edhe për strukturën e re organizative të kësaj partie. 

Edi Paloka
Edi Paloka

Përmes kreut të grupit parlamentar, Edi Palokës, PD-ja akuzoi kryeministrin Rama se tashmë ka pranuar de jure Koço Kokëdhimëm si padron të Jugut të Shqipërisë.

Sipas Palokës, Kokëdhima kontrollon dhe firmos mbi çdo tendet që bëhet në Jug të Shqipërisë, qoftë në nivel lokal qoftë edhe më gjërë.

“Edi Rama pranoi dje de jure Koço Kokëdhimën si padron të Jugut të Shqipërisë. Modeli i Ramës ofron vetëm zhvatje të pronave private dhe mbjellje të hashashit.

Kokëdhima është bërë tashmë kryeministër i Jugut të Shqipërisë. Asnjë tender nuk kalon pa firmën e tij”, tha Paloka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura