Rinovimi i Grizmanit, Diego Kosta: Ai bir k**ve do të ketë marrë shumë pará

Jun 19, 2018 | 17:04
SHPËRNDAJE

Diego Kosta ka komentuar së fundmi rinovimin e Grizmanit me Atletikon e Madridit. Ky vendim nuk e ka surprizuar sulmuesin e Spanjës, ndërsa Kosta aludon se ylli francez mund të ketë marrë shumë para për rinovimin. Ai nuk ka nguruar ta quaj me shaka Grizmanin, bir ku* ve.

391578_TS_19-06-18_3515214617_

“Nuk kam parë dokumentarin e Griezmann…Por kur gjërat zgjasin aq shumë, kuptohet se ai po negocion qëndrimin e tij. E dija që ai identifikohet jashtë mase me ne, me tifozët, me njerëzit….Ai ishte lumtur dhe ai e di se ne e duam shumë. Ai është një djalë me zemër të madhe, por është shumë i ndjeshëm dhe për këtë arsye vuan shumë.

Ai bir ku*ve do të ketë marrë shumë para për rinovimin!” Ndërsa sa për mua, jam shumë më mirë se ç’isha te Çelsi. Atletiko është shumë mirë, është rritur shumë dhe ka mundësi të ofrojë kontrata të mira”, u shpreh Diego Kosta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura