Rinisin reshjet, Prefektja e Tiranës garanton: Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të përmbytet më

Dec 13, 2017 | 20:55
SHPËRNDAJE

refektja e Tiranës Suzana Jahollari garanton se Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të përmbytet më nga reshjet e shiut. Në një lidhje telefonike në studion e “News24”, Prefektja Jahollari tha për emisionin “Njerëz në fokus” se pas përmbytjeve të 30 nëntorit, janë marrë masat e nevojshme.

autostrada1

 

 

Jahollari tha se është ndërhyrë në kanalet kulluese, dhe po punohet për shmangien e situatave të tilla në të ardhmen.

“Reshjet e shiut të 30 nëntorit ishin jashtë parashikimeve. Është dashur një projekt teknik për të analizuar situatën. Projekti përfundon brenda 45 ditëve. Tashmë janë marrë pasat e nevojshme, dhe janë pastruar kanalet kulluese. Vitin e kaluar kemi patur më shumë përmbytje. Nisur nga ndërhyrjet, ju garantojmë se nuk do të ketë më përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës, si pasojë e reshjeve të shiut”, u shpreh Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.

http://www.balkanweb.com/site/prefektja-e-tiranes-garanton-autostrada-tirane-durres-nuk-do-te-permbytet-me-nga-reshjet-e-shiut/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura