Rindërtimi/ Zv.kryeministri në përurimin e shkollës së re në Pezë-Helmës: Përfitojnë 25 mijë fëmijë, do investojmë në TIK. Rama po i kushton vëmendje…

Oct 12, 2021 | 13:58
SHPËRNDAJE

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ishte sot i pranishëm në përurimin e shkollës së re “Myrvete Peza” në Pezë-Helmës të Tiranës.

ahmetaj

Ahmetaj tha se vetëm në këtë territor janë 25 mijë fëmijë që përfitojnë shkolla të reja dhe më të mira, e bashkë me to një rritje të cilësisë së arsimit dhe ecje me shpejtësi drejt shoqërisë së Teknologjisë së Informacionit.

Kryeministri po i kushton vëmendje futjes në shtëpi në datën 25 të mijëra familjeve. Rindërtimi po ecën me shpejtësi, jo thjesht te shkolla, jo thjesht te infrastruktura, por edhe në shtëpitë individuale. Në pallate do strehohen 12 mijë familje, që ne thamë atë ditë nuk do ti lëmë vetëm, nuk do ti lëmë mbrapa, dhe sot është vërtetuar me fakte që nuk i kemi lënë mbrapa. Janë 283 mijë fëmijë që përfitojnë libra falas. Ta dini që kjo mazhorancë, ky kryeministër kur premton e mban fjalën. Ringritja ekonomike na jep mundësi që të kalojmë në investime serioz te shoqëria e Teknologjisë së Informacionit. Që Shqipëria të jetë me dixhitalizuar, më e ditur në TIK dhe të ecim me shpejtësi si shumë vende të zhvilluara në këtë fushë. Këtë vit fillojmë programin e kodimit. Dikush mund të thotë ca është kodimi? Ca lidhje ka me fëmijët tanë kodimi? Të dashur prindër kodimi është një program që i bën fëmijët tanë, fëmijët tuaj, të zotë në përdorimin por edhe zhvillimin e TIK-ut, në mënyrë që nesër dijen ta transmetojnë në ekonomi më të fortë për familjen, për vendin”, tha Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura