Rindërtimi/ Rama krah ambasadorit Soreca: Blloku i dytë i shkollave të reja në Kamëz do të bëhet me financimin 100% të BE

May 3, 2021 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kanë vizituar sot punimet për ndërtimin e bllokut të dytë të shkollave të reja, të cilët do të ndërtohen me financimin 100% të Bashkimit Evropian.

I pranishëm ishte edhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili tha se punimet do të përfundojnë brenda dy muajsh.

Nga ana e tij, ambasadori Soreca tha se janë 115 mln euro grandë dhe 40 milionë për trashëgiminë kulturore.

Ahmetaj: Besoj që për dy muaj mbarojnë punimet. KE ka financuar 115 mln euro grand për dy programe të mëdha, njëri për shkollat dhe tjetri për trashëgimin kulturore.

Rama: Ky është blloku tjetër i shkollave, pasi kemi zhvilluar bllokun e parë me fondet e qeverisë shqiptare, tani po zhvillojmë bllokun e dytë me mbështetjen e BE. BE ishte donatori më i madh i konferencës, kështu që një falënderim i madh për KE dhe ambasadorin që ka qenë qysh nga sekonda e parë pas tërmetit në krahun tonë. Së bashku me komisionerin dhe presidentent e komisioni kanë qenë shtytësit më të fuqishëm për të realizuar suksesin e konferencës që tani po kthehet në objekte konkrete.

Soreca: Faleminderit kryeministër. Është kënaqësi të shikojmë që punët po ecën.  Kemi 12 shkolla. 115 mln euro dhe 40 mln euro janë për trashëgiminë kulturore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura