Rindërtimi pas tërmetit tragjik, si do llogaritet sipërfaqja e shtëpive sipas numrit të pjesëtarëve në familje

Jan 15, 2020 | 7:55
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe janë regjistruar për të përfituar nga program i rindërtimit duke ndjekur procedurat do të kompensohen sipas përcaktimeve ligjore.Foto reportazhi nga Thumana- Familjaret kthehen per kujtime mes rrenojave (10)

Një vendim i qeverisë që mban datën 24 dhjetor 2019 “Për përcaktimin e rregullave të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe p[procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit” jep edhe detajet.

Kështu vendimi sqaron se aplikimi  për  të  përfituar  nga  programet  e procesit  të  rindërtimit  sipas  parashikimeve  të  këtij vendimi   bëhet   me   dy   faza.   Në   fazën   e   parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit. Në fazën e dytë    të    aplikimit    përfshihen    vetëm    ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej këtyre programeve.

“Aplikimi paraqitet drejtpërdrejt nëstrukturën/at përgjegjëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore  ku  është  shpallur  gjendja  e  fatkeqësisë natyrore ose në zyrën e qëndrimit me një ndalesë të njësisë  së  vetëqeverisjes  vendore,  në  rast  se  ka  një të  tillë.  Njësitë  e  vetëqeverisjes  vendore  mund  të vendosin që këto kërkesa të paraqiten pranë njësive administrative ku individët kanë vendbanimin” thuhet në vendim.

Vendim detajon si veprohet në rastet kur ka pasaktësi si dhe rolin që luajnë njësitë vendore për të informuar qytetarët.

Sipërfaqja e banesës së re

Vendimi përcakton se familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e  shembjeve  të  ndërtesave  (pallateve),  përfitojnë nga  programi i  zhvillimit  të  zonave  të  reja  ose programi  i  rindërtimit  të  godinave  në  të  njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. “Struktura e njësisë  së  banimit  (apartament),  që  i  kalohet  në pronësi  përfituesve  në  ndërtesat  e  reja,  llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është  pjesë  përbërëse  e  tij.  Strukturë  njësie  në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës  në  numër  dhomash,  kuzhinë,  korridor, banjë e ambiente ndihmëse”.

Tabela A përcakton se një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2.

Vendimi përcakton se familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale  si  pasojë  e  shembjes,  përfitojnë  nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i  garantëve  të  rindërtimit  ose  programi  i  fondit  të banesave. “a)  Sipërfaqja  e  banesës  që  i  kalohet  në  pronësi përfituesve,  në  ndërtesat  e  realizuara  në kuadër  të programit  të  zhvillimit  të  zonave  të  reja  ose  në banesat e programit të fondit të banesave, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është  pjesë  përbërëse  e  tij.  Përfituesit  ruajnë  të drejtën    e    pronësisë    për    truallin    e    shtëpisë individuale,   përveç   rastit   kur   për   nevoja   të zhvillimit të programeve të rindërtimit prona truall shpronësohet ose kompensohet sipas parashikimeve   të   aktit   normativ   nr.   9,   datë 16.12.2019,  të  Këshillit  të  Ministrave,  “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Një tjetër rast është ai kur  zona  e  re  për  zhvillim  do  të  realizohet me shtëpi banimi individuale, familjet përfitojnë në pronësi  shtëpi  individuale  banimi  me   sipërfaqe ndërtimi   që   llogariten   sipas   tabelës   B,   që   i bashkëlidhet    këtij    vendimi    dhe    është    pjesë përbërëse  e  tij.  “Në  këto  raste,  përfituesit  ruajnë  të drejtën  e  pronësisë  për  sipërfaqen  e  truallit  që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individuale të   shembur   me   truallin   e   shtëpisë   individuale banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për    nevoja    të    zhvillimit    të    programeve    të rindërtimit,  kjo  sipërfaqe  trualli  shpronësohet  ose kompensohet  sipas  parashikimeve  të  aktit  normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

Në kontratën   përkatëse   të   kalimit   të   pronësisë   për shtëpinë individuale    të    re    sipas    kësaj    pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e  pronësisë  në  favor  të  shtetit  prej  sipërfaqes  së truallit   të   shtëpisë   individuale   të   shembur,   e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”thuhet në vendim.

Tabela B e vendimit përcakton se për shtëpitë individuale  një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2. Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura