Rindërtimi i tre objekteve arsimore/ Ahmetaj firmos marrëveshjen me ambasadorin gjerman: Do financohen përmes grantit 11 mln euro

Dec 11, 2020 | 15:56
SHPËRNDAJE

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka firmosur sot me ambasadorin gjerman dhe drejtorin e KfW Bjorn Thies marrëveshjen për rindërtimin e tre objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar në Durrës dhe Kamëz.

arben ahmetaj

Në një postim në Facebook, ai tha se rindërtimi i objekteve arsimore do të financohen nga qeveria gjermane përmes grantit 11 milionë euro të angazhuar në Konferencën e Donatorëve në muajin shkurt.

Postimi i Arben Ahmetaj

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

Firmosëm sot me Ambasadorin gjerman Peter Zingraf dhe drejtorin e KfË Bjorn Thies marrëveshjen për rindërtimin e tre objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar në Durrës dhe Kamëz, që do të financohen nga qeveria gjermane përmes grantit 11 milionë euro të angazhuar në Konferencën e Donatorëve në muajin shkurt.

???? Shkolla Rexhep Mezini në Durrës dhe Hillary Clinton e Sulejman Elezi në Kamëz do të rindërtohen me standardet më të mira europiane, sipas parimeve “Build Back Better” dhe të eficencës energjetike, një tjetër element i rëndësishëm prezent në projektet afatgjatë të qeverisë gjermane dhe KfË në Shqipëri.

Mirënjohje qeverisë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer për Shqipërinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura