Rindërtimi i shkollave në Shijak, ish-deputeti i PD: Deri tani janë vetëm projekte 3D. 400 nxënës do mësojnë në 9 klasa, ku nuk respektohen…

Sep 5, 2020 | 19:10
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi përmes një shënimi në facebook ka denoncuar faktin se 400 nxënësit e të dy shkollave 9 vjeçare në Shijak, të sapo rrafshuara, “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” duhet të shkojnë të bëjnë mësim tek “Muharrem Dollaku”, me gjithsej 9 klasa.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer-e1557227672882

Boçi thekson se në këto ambiente nuk ka kushte për zbatimin e protokolleve të sigurisë për shkak të situatës COVID, janë shkolla me banga të vjetëruara, me mjete mësimore dhe libra të përdorura.

Boçi thotë se ai që ka gënjyer për rindërtimin e shkollave është kryetari i bashkisë së Shijakut,  Elton Arbana, “që zakonisht flet me banditët për të blerë vota, sot ka mashtruar për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Ndërsa kryemashtruesi premtoi se 143 shkollat, përfshirë dhe ato të Shijakut, do të ishin gati në Shtator, miku i banditëve në Shijak flet për një tjetër premtim.

Ai ndryshe nga i zoti,  “GATI” quan momentin e shembjes dhe jo momentin e ndërtimit”.

Postimi i plotë:

Në largim e sipër, pas dështimit të përditshëm këto 7 vjet, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës me “tellallin” (kryetarin e bashkisë) e emëruar të bashkisë Shijak, i njëjti që figuron në përgjimet e dosjes 339.

Elton Arbana që zakonisht flet me banditët për të blerë vota, sot ka mashtruar për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Ndërsa kryemashtruesi premtoi se 143 shkollat, përfshirë dhe ato të Shijakut, do të ishin gati në Shtator, miku i banditëve në Shijak flet për një tjetër premtim.

Ai ndryshe nga i zoti,  “GATI” quan momentin e shembjes dhe jo momentin e ndërtimit.

Pak a shumë si me përgjimet: kemi fol me Avdylajt, por jo për votat.

Ndërkohë ajo që duket qartë është fakti qe jemi në Shtator dhe në vend të shkollave të ndërtuara, ka vetëm shkolla që po rrafshoheshin, ose projekte në 3D.

Nga katër shkolla të Shijakut, të përfshira në projektin e rindërtimit, vetëm në dy ka nisur puna, por dhe ato nuk do të presin nxënës në këtë shtator.

400 nxënësit e të dy shkollave 9 vjeçare, të sapo rrafshuara, “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit”, duhet të shkojnë të bëjnë mësim tek “Muharrem Dollaku”, me gjithsej 9 klasa.

Me turne, pa kushte për protokolle sigurie dhe me banga të vjetëruara, me mjete mësimore dhe libra të përdorura.

Kjo është e vërteta dhe propaganda apo videot me regji qëndrore nuk e fshehin dot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura