“Rilindja është kthyer në sekt banal”, ish-deputeti denoncon: Po abuzohet me ligjin për tenderat e fshehtë, 50 miliardë lekë…

Sep 23, 2020 | 15:05
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu përmes një shënimi në facebook, ka denoncuar abuzimin me ligjin për tendera të fshehtë.

perparim Spahiu

Sipas Spahiut “raportohen 50 miliardë lekë tendera që dhe dikush me njohurite minimale juridike kupton që nuk kanë asnjë lidhje me fshehjen apo sigurinë e transaksioneve të tilla.”

Postimi i plotë:

Abuzimi me fondet publike nuk ka limite.

Edhe pse kontrollojnë gjithçka, edhe pse çdo tenderim publik bëhen në limitet e fondit të akorduar, edhe pse të njejtat kompani fitojnë çdo “garë”, Rilindja nuk kursen asgjë në babëzinë e saj për të vjedhur.

Lajmi i fundit është abuzimi me ligjin për tendera të fshehtë.

Raportohen 50 miliardë lekë tendera që dhe dikush me njohurite minimale juridike kupton që nuk kanë asnjë lidhje me fshehjen apo sigurinë e transaksioneve të tilla.

Rilindja, në fundin e saj politik, është kthyer tashmë në një sekt banal, hajdut ordiner i xhepave të shqiptarëve.

Ekonomisë shqiptare, me transaksione dhe abuzime të tilla, është njëlloj si ti heqesh oksigjenin të sëmurit në shtrat.

Jemi në emergjence sociale, politike, morale, të rrëzojmë këtë grup hajdutësh ordiner.

Nëse nuk e bëjmë sot, vërtet që nesër do të jetë shumë vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura