Armando Sadiku duket se ka “rilindur” pas transferimit në Indi. Sulmuesi 32-vjeçar është zgjedhur në formacionin e javës, teksa u bë protagonist në përballjen e javës së nëntë në kampionatin indian, duk shënuar dy gola në barazimin 2-2 të skuadrës së tij Mohun Bagan ndaj Odishas.
Sulmuesi nga Elbasani arriti që të devijonte saktë një harkim që i erdhi nga e djathta, duke ngushtuar diferencën e golave në minutën e 58-të, ndërkohë që në kohën shtesë shmangu humbjen e ekipit të tij, duke realizuar sërish.
Sadiku ka shënuar tre gola në kampionat në këtë sezon, teksa është aktivizuar në 6 ndeshje për një total prej 273 minutash.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al