“Rilindës shëtitës i Ramës”, LSI sulmon deputetin Bitri: S’ke pse rri më me deputetët tanë

Jul 9, 2018 | 20:02
SHPËRNDAJE

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka sulmuar Robert Bitrin, ish deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke e quajtur “Rilindas të vonuar.

keidi-mehmetaj-deputete

“Nuk kishte se si të mos bëhej sërish protagonist i shëmtisë së maxhorancës në përpjekjen për të prishur teatrin, edhe rilindasi më i ri i rilindjes së vjetër të Edi Ramës, përkatësisht Robert Bitri! Sepse, megjithëse i ka sytë në ballë, e megjithëse nuk ka shfaqur simptoma çorientimi, nuk na ka dhënë ndonjë shenjë se nuk di as shkrim e as këndim, aq sa për të mos lexuar emrin e tij në kartën e vet apo edhe në monitorin e sallës së Kuvendit Mungesë integriteti, karakter të dyfishtë, moral të denjë për një rilindas shëtitës”, shkruan Mehmetaj në një shënim në rrjetet sociale.

Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindasit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në radhë me deputetët e LSI-së!”, shton deputetja e LSI-së.

Votimi për Teatrin/ Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-LSI. Ja deputetët që ndërruan kartën e Bitrit

Kuvendi ka rrezuar kerkesen e PD-LSi per anulimin e votimit te ligjin per Teatrin. Pas kerkeses se PD-LSI per anulimin e votimit per Teatrin, fill pas denoncimit se ai eshte i manipuluar pasi deputeti i opozites qe mungoi ne salle rezultoi votues, Sekretariati i Kuvendit shqyrtoi gjithe proceduren, materialet dhe pamjet filmike qe shoqeruan votimin e vone te se enjtes. Pas verifikimit, burime nga Kuvendi, bejne me dije se votimi eshte i vlefshem.

Burime nga Kuvendi bejne me dije per “Panorama” se ne video shikohet se eshte Endrit Brahimllari dhe Edmond Panariti, jane ata qe kane nderruar karten e deoputetit Bitri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura