Rikthimi në detyrë i mjekut Allkja, reagon Presidenti Meta: Asnjë shqiptar nuk është i tepërt. Më mirë një kritikë më shumë, se …

Mar 17, 2020 | 21:04
SHPËRNDAJE

Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një postim në facebook ka reraguar pas kthimit në punë të mjekut, Ilir Allkja, hequr nga detyra një ditë më parë.

IMG_20200315_002440

Presidenti Meta shkruan se asnjë shqiptar nuk është i tepërt përballë luftës me koronavirusin.

Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!” shkruan Presidenti në facebook.

Ndersa mjeku Ilir Allkja pas rikthimit ne detyre falenderon te gjithe qytetaret per solidaritetin e treguar ne rastin e tij.

“Falë solidaritetit të mijëra njerzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mij brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politkës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mij dhe do të jem çdo ditë!

Ju falënderoj të gjithëve!

Ne do t’ja dalim!

Mirënjohje pa fund për besimin e mbështetjen!” shkruante Allkja. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura