Rikthimi i simboleve të komunizmit, Aurela Basha shfaq dokumentarin për të kaluarën e errët

Oct 23, 2018 | 19:18
SHPËRNDAJE

aurela-basha-dokumentari“Kohën e bëjnë njerëzit”, titullohet dokumentari që u shfaq të shtunën, gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Aurela Basha, kryetare e Bordit, ndër të tjera nënvizoi se; “dokumentari vjen si pjesë e një procesi më të madh të trajtimit të së kaluarës, dhe si një kontribut për një reflektim të thellë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë shqiptare mbi të, duke u ndalur më së shumti tek e kaluara e errët e diktaturës komuniste”.

dokumentari-basha=metaj
Kjo është edhe tema qendrore e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit”, u shpreh ndër të tjera në këtë ceremoni, Basha, bashkëshortja e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Dokumentari në fjalë flet për rikthimin e simboleve të komunizmit në Shqipëri, duke sjellë në retrospektivë vuajtjet dhe persekutimet gati 50-vjeçare nëpërmjet dëshmive të atyre që vuajtën gjatë komunizmit në Shqipëri.

aurela-basha-dokumentari1

Ceremonia e shfaqjes së dokumentarit të realizuar nga gazetarja, Desada Metaj u organizua nga një grupim individësh shqiptarë dhe të huaj që ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare, themeluar nga Domenick Scaglione.

aurela-basha-dokumentari3
Veç pjesëmarrësve vendas që ndoqën këtë dokumentar, të ftuarit erdhën edhe nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Holanda.

fevziu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura