Rikthimi i ‘Game of Thrones, ja çfarë po përgatit HBO

Oct 31, 2019 | 16:34
SHPËRNDAJE

Kanali televiziv amerikan, HBO konfirmoi detaje nga ‘Game of Thrones’ i ri, i quajtur ‘House of the Dragon’. U deklarua se ky serial i ri do të përmbajë 10 episode të bazuar në librin e George R.R.Martin, ‘Fire & Blood’.

ggg

Në “House of the Dragon”, ngjarjet vendosen 300 vjet përpara atyre të sagës së famshme që rrëmbeu zemrat e njerëzve në mbarë botën, duke krijuar fansa të vërtetë.

Games of Thrones ishte një prej sukseseve më të mëdha të HBO-së. Skenat e kësaj sage kanë ofruar emocione të forta dhe skenar që ka fituar zemrat e të gjithëve.

Ai fitoi një sërë çmimesh Emmy dhe tërhoqi miliona shikues.

Në ‘House of the Dragon’ gjithashtu do të marrin pjesë edhe një pjesë e kastit të ‘Games of Thrones’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura