Rikthimi i Dafina Zeqirit, modeli që realizoi skena të nxehta me të, rrëfen planet me këngëtaren

Jan 10, 2018 | 9:44
SHPËRNDAJE

“Together again Duffy” ishte mbishkrimi i fotos ku modeli i njohur Berat Behramaj postoi me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri në Gjilan. Artistja u është rikthyer koncerteve të saj për shqiptarët, pas një periudhe të konsiderueshme shkëputjeje dhe qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga bashkëpunëtorët, që ka takuar me kthimin e saj është pikërisht Berati, modeli që bëri bujë para katër vitesh në klipin e saj të suksesshëm me titull “Hajde më knej”. I zhveshur dhe duke ekspozuar muskujt, si volejbollist shtatlartë që është, ai bëri shumë përshtypje për lojën hot me Dafinën, duke hyrë në intimitet me të dhe duke realizuar skena vërtet të nxehta për një klip.

Për gazetën “Panorama”, Berati tregoi detaje nga takimi i parë me Dafinën për vitin 2018-të dhe ofertën, që ajo i bëri për të qenë ai modeli protagonist në klipin e saj të radhës. “Po, do të jem pjesë e një videoklipi të saj”, tha Berati për gazetën “Panorama”. Ndër të tjera ai tregoi detaje nga takimi në backstage me këngëtaren e kthyer nga SHBA, ndërsa u shpreh: ” Shkova ta takoja në Gjilan, ku dhe folëm për punët dhe për planet tona, për mënyrën e saj të jetesës në Amerikë dhe këtu në Kosovë. M’u duk shumë e kënaqur për atë se çfarë ka punuar në dy projektet e saj muzikore. Më tregoi se do të lançojë projekte të tjera, duke veçuar edhe bashkëpunimet me artistë ndërkombëtarë”, tha Berati për “Panorama”.

“Më shumë folëm për klipin e saj të ri, ku do të jem unë pjesë, por për të cilin nuk mund të jap shumë detaje”, tha ai. Nga ana tjetër, Dafina u rikthye për publikun shqiptar për t’u treguar fansave se kudo që të shkojë, vendin e saj nuk do e harrojë kurrë. Ajo kthehet në Kosovë e Shqipëri, edhe pse pas 1 viti nuk ka pasur muzikë shqiptare në treg. Prandaj ajo publikoi këngën “Ti e din” në shqip dhe vendosi të vazhdojë edhe me këngët shqip në të ardhmen. Por duket se ka edhe nga ata që mendojnë se Dafina nuk po ia del dot të depërtojë në SHBA dhe kjo është arsyeja e rikthimit. Në një ndër komentet në rrjetet sociale e kanë krahasuar me Bleona Qeretin, duke nënkuptuar kthimin e saj në Shqipëri pas dështimit për të kapur sukses ndërkombëtar. Por duket se Dafina tashmë i ka marrë parasysh edhe këto komente, pa iu kushtuar shumë rëndësi.

MEDIAT E KOSOVËS: DAFINA KTHEHET NË KOSOVË THJESHT PËR TË BËRË CA PARA

Ndërkohë, mediat e Kosovës, e kanë parë në tjetër këndvështrim rikthimin e saj. “Dafina Zeqiri u kthye sërish, në vendin e tregun që e bëri me emër. Tentimi i saj për të depërtuar në tregun ndërkombëtar duket si i dështuar, por këngëtarja ende ka shpresa”, shkruan “Kosovarja”. E, ndërkohë që po tenton për më larg, ajo është kthyer sërish në Kosovë, ekskluzivisht për mbrëmje e koncerte, sigurisht për të bërë ca para, me të cilat do të mundohet të shtyjë jetën në SHBA”, janë komentet që bëjnë mediat e Kosovës për artisten. Dafina shkoi në Amerikë mjaft e zhveshur, e nxehtë, hot dhe e parezistueshme, e u kthye e mbuluar deri në grykë”, përfundon komentin e saj revista “Kosovarja”. /Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura