‘Rikthimi e vizave’, Bushati sulmon opozitën: Gjinkallat e 25 Qershorit i kalojnë ethet e gushtit me klithma

Aug 20, 2017 | 18:30
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati ma anë të një statusi në rrejtin e tij social “Facebook”, ka reaguar lidhur me propozimin e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, pasi sipas saj janë rritur grupet kriminale shqiptare dhe kërkesat për azil.

ditmir bushati shkoder

Bushati në reagimin e tij thumbon opozitëm, dhe të gjithë ata zëra që kanë komentuar këtë çështje, duke u shprehur se gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma.

 

“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë”, shkruan Bushati.

Ndërkohë më parë ishte dhe ish presidenti Bujar Nishani e konsideroi si alarmante situatën, ndërsa drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Aida Hajnaj tha se nuk ka pasur ankesa nga Holanda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura