Rikthehet “Topi i Artë”, ja kur pritet të mbahet eventi gala i “France Football”

Sep 29, 2021 | 16:55
SHPËRNDAJE

Revista prestigjoze “France Football” ka bërë me dije ditën e sotme se kur dhe ku do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë 2021”.

topi i arte

Nëpërmjet një postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Twitter”, revista pretigjozer ka bërë publike datën e nominimeve që pritet të jetë më 8 tetor.

Ndërsa ceremonia gala do të zhvillohet në Teatrin Shate të Parisit më 29 nëntor. Çmimin e fundit e ka fituar Lionel Mesi në vitin 2019, ndërsa vjet kjo event gala nuk u mbajt për arsye të pandemisë globale të COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura