Rikthehet “Oktoberfest”, por politikanët fetarë në këtë vend duan që ai të ndalohet

Sep 23, 2022 | 10:56
SHPËRNDAJE

Festivali më i madh i birrës në botë është rikthyer më në fund pas një periudhe dyvjeçare, por politikanët në një vend janë ende kundër kthimit të festimeve – dhe kjo nuk është për shkak të pandemisë.

birra

“Edhe pse jomuslimanët nuk janë të ndaluar të pinë alkool, qeveria malajziane është e mendimit se lejimi i këtij festivali dhe hapja e tij për publikun nuk duhet të ndodhë pasi do të shkaktojë probleme sociale,” vuri në dukje ministri i Çështjeve Fetare Idris Ahmad, gjithashtu anëtar i partisë konservatore islamike.

Ndërsa ai sqaroi se komentet e tij ishin për myslimanët dhe se jomuslimanët ishin ende të lirë të pinin alkool, ai pohoi se birra, e konsumuar tradicionalisht në sasi të mëdha në ngjarjet e Oktoberfest, do të çonte vetëm në “probleme sociale”.

“Alkooli shihet se ndikon në harmoninë, rendin dhe sigurinë e komunitetit,” tha ai.

“Për sa i përket Oktoberfest-it, të gjitha palët duhet të respektojnë rregullat dhe rregulloret e Malajzisë bazuar në Islamin si fe e federatës”.

Me origjinë në Mynih, Gjermani dhe që mbahet çdo vit midis muajve shtator dhe tetor, Oktoberfest feston dhe promovon kulturën lokale bavareze.

Birra konsumohet gjerësisht gjatë festave dhe shërbehen ushqime tradicionale gjermane si bratëursts (salcice derri) dhe lakër turshi.

Festivali është përhapur në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë vende me popullsi të madhe myslimane si Palestina dhe pjesë të Lindjes së Mesme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura