Rikthehet normaliteti në shkollën e mesme në Bulqizë. ISHP: U testuan kaldajat nuk janë rrezik

Nov 23, 2017 | 9:01
SHPËRNDAJE

Ka rinisur sot procesi mësimor në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë, aty ku pak ditë më parë mbi 60 nxënëse u asfiksuan nga një problem me kaldajat.

Mësimi ishte ndërprerë që prej të premtes, ndërsa 60 nxënës përfunduan në spital, ku pasi morën mjekim disa u larguan dhe disa qëndruan për 24 orë të tjera.

Bulqiza
Bulqiza

Në ambientet e shkollës specialistë të ISHP-së vendosën aparatura për matjen e ndotjes. Sistemi i ri i ngrohjes në shkollë u testua sërish dhe nuk paraqiti problem. Sipas ISHP-së kaldajat funksionojnë normalisht dhe nuk paraqesin rrezikshmëri për nxënësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura